Gruevski nis negociatat me Ahmetin dhe Thacin
SHKUP - Kryeministri i Maqedonise, Nikolla Gruevski, ka zhvilluar dje biseda telefonike me lideret e PDSH dhe BDI-se, Menduh Thaci dhe Ali Ahmeti. Lajmi eshte bere i ditur nga zedhenesi i qeverise, Ivica Bocevski. Sipas tij, Kryeministri Gruevski ka shprehur kenaqesine qe pas incidenteve te 1 qershorit ne zgjedhjet e parakohshme ne Maqedoni, procesi i rivotimeve pergjithesisht ka qene i qete dhe pa dhune. Gjithashtu Gruevski ka uruar Ahmetin dhe Thacin per rezultatin zgjedhor dhe mandatet e fituara te deputeteve. Deri me tani nuk ka te dhena nese eshte vendosur se cila nga partite shqiptare do te jete pjese e koalicionit te Kryeministrit Nikolla Gruevski, apo te dyja partite do te jene pjese e qeverise se re. Edhe pse partite politike shqiptare, BDI dhe PDSH, nuk jane shprehur te gatshme qe te bashkepunojne se bashku ne nje Qeveri, pritet qe me ndikimin e faktorit nderkombetar, nje gje e tille pritet qe te behet realitet. Maqedonia eshte shtet shumetnik dhe pa respektimin e vullnetit te shumices se qytetareve shqiptare sigurisht do te kishte probleme ne proceset me te cilat do te ballafaqohet ky vend.
Analistet spekulojne se Gruevski do te zgjedhe per koalicionin e tij, ate parti politike shqiptare e cila do te kete kerkesa me te realizueshme politike per shqiptaret, kerkesa te cilat nuk do ta cenonin unitarizmin e Maqedonise.
Bashkimi Demokratik per Integrim do te perfaqesohet ne Parlamentin maqedonas me 18 deputete, Partia Demokratike Shqiptare 11 deputete dhe Partia per Ardhmeri Evropiane 1 deputete. Ndersa nga partite maqedonase ne zgjedhjet e parakohshme koalicioni i udhehequr nga VMRO-DPMNE ka fituar 63 deputete, Koalicioni i prire nga LSDM ka fituar 27 deputete. Ne baze te llogaritjeve te numrit te votave, VMRO-DPMNE ka fituar 481.602 vota, LSDM 233.362 vota, BDI 125.997 dhe PDSH 83.678 vota.