E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset nje qytetar ne qender te qytetit

Nje person eshte lenduar ne dore nga arme zjarri dje pasdite, ne nje shperthim dhune mes dy grupeve. Ngjarja ndodhi ne kafenene "Insomnia", rreth Vardarit, ne qender te Shkupit, e cila pas nisjes se hetimit, perkohesisht eshte mbyllur. Sipas policise, incidenti ndodhi pas zenke me fjale e cila precipitoi ne perleshje fizike, e me pas eshte shkrepur edhe nje arme. I plagosur N.K., nje 46-vjecar nga Shkupi dhe dy persona kane filluar zenken me nje person te grupit tjeter, tha policia. Sipas saj, N.K., eshte sulmuar fizikisht nga personi i pales tjeter, i cili e ka qelluar me shuplake. N.K. ka tentuar t'i pergjigjet, por ne momentin kur eshte nisur drejt tij, u sulmua nga shoket e personit, me te cilin eshte grindur. Ata, kane nxjerre nje pistoletes duke e goditur ne koke dhe trup. Ne nje moment, eshte shkrepur nje plumb, i cili ka perfunduar ne doren e N.K. Pas incidentit, te dy grupet e sherrit jane zhdukur, ndersa i plagosuri perfundoi ne spitalin shteteror. Policia tha se gjeti dy makina, me te cilat u zhduken te dyshuarit, por ende ata nuk gjenden. Nga hetimi doli se i plagosuri i djeshem kishte marre pjese ne nje perleshje fizike me 8 mars ne kafenene "Trend", pak ore pasi ne banesen e tij ne Maxhari, u hodh nje bombe.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›