Akademia e rendit ertifikohen 140 punonjes te rinj te Policise se Shtetit
Në ambientet e Qendrës së Formimit policor është zhvilluar sot ceremonia e çertifikimit të 140 punonjësve të rinj të Policisë së Shtetit, që përfunduan me sukses kursin 22 javor, të Shkollës Bazë të Policisë “Për patrullë të përgjithshme”.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Zv/ministri i Brendshëm z. Avenir Peka, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, z. Hysni Burgaj, drejtues të Programit ICITAP dhe misionit PAMECA, drejtues të tjerë të lartë të Policisë së Shtetit dhe Qendrës së Formimit Policor, si dhe familjarë të kursantëve të sapoçertifikuar.
Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, duke theksuar rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve të ndërsjellta polici – komunitet, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Z. Hysni Burgaj, theksoi:
“Gjatë zbatimit në praktikë të njohurive të fituara ju mund të përballeni me vështirësi të natyrave të ndryshme. Prandaj unë ju këshilloj që ashtu si deri tani, të jeni këmbëngulës në zbatimin në praktikë të njohurive të përfituara, të përfitoni nga përvoja e kolegëve në terren, të respektoni kolegët dhe eprorët tuaj, të respektoni gjithmonë qytetarin dhe të rrisni në vazhdimësi cilësinë e shërbimeve që ne i ofrojmë atij.
Në mënyrë të veçantë do të nënvizoja kërkesën dhe nevojën që ka shoqëria ndaj Policisë së Shtetit për përmirësim të mëtejshëm të parametrave të rendit e sigurisë publike, si dhe për rritjen e efiçiencës tonë në funksion të zbatimit të ligjit. Të gjitha këto ne dhe ju duhet t’i realizojmë, duke ofruar kulturë dhe etikë të lartë profesionale, duke synuar në forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve të ndërsjella polici – komunitet.”.
Ndërsa Drejtori i Qendrës së Formimit Policor, z. Hamdi Fjora, gjatë fjalës së tij shprehu kënaqësinë për përfundimin me sukses të këtij kursi nga 140 kolegët më të rinj, të cilët gjatë kësaj periudhe shkollimi kanë treguar vlera të larta profesionale, morale dhe qytetare dhe tashmë janë të aftë të përballojnë me sukses përgjegjësitë e profesionit të tyre të vështirë.
“Detyra e punonjësit të policisë është e vështirë dhe komplekse, por unë jam plotësisht i bindur se bazat e njohurive që ju morët, ndërsa përgatiteshit si njerëz të zbatimit të ligjit, janë shumë të shëndosha”, theksoi z. Fjora duke iu drejtuar kursantëve të sapoçertifikuar.
Me këtë rast, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka falenderuar gjithashtu për kontributin dhe asistencën e dhënë partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht programin ICITAP dhe Misionin PAMECA III për trajnimin bazë.
Në përfundim të fjalës përshëndetëse, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i ka uruar punonjësve të rinj të policisë suksese gjatë fazë së trajnimit në terren dhe më tej, në shërbimin e çmuar policor dhe më pas janë ndarë çertifikatat.
Punonjësit e sapoçertifikuar të Shkollës Bazë të Policisë “Për patrullë të përgjithshme” do të vijojnë tashmë Programin e Trajnimit në Terren përgjatë 22 javëve.