E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varrimi i Leka Zogut te Pare neser

Bazuar ne shkresen e Drejtorise se Protokollit te Ministries se Puneve te Jashtme te Republikes se Shqiperise, date 01.12.2011, derguar ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit njoftohemi se me date 03 Dhjetor 2011, ora 10.00 – 12.00, organizohen homazhe ne Hollin qendror te Kuvendit te Republikes se Shqiperise dhe më pas zhvillohet ceremonia mortore per vdekjen e Leka Zogu i I-re Pretendent per Fronin Mbreteror dhe me pas do percillet trupi i tij per ne banesen e fundit.

Ceremonia do të mbahet konkretisht ne itinerarin: Nga Kuvendi i Republikes se Shqiperise – Bulevardi – Zhan D’Ark, – Bulevardi Deshmoret e Kombit” – Sheshi “Skenderbej” – Rruga e Kavajes – Varrezat e Sharres).

Nga sherbimet e Njesise Rajonale te Policise Rrugore me date 03 Dhjetor 2011 ora 08.00 deri ne oren 13.00 do merren masat per bllokimin e trafikut dhe moslejimin e parkimit te mjeteve, ne segmentin rrugor pergjate rruges Xhorxh VV. Bush nga sheshi “Sulejman Pasha” deri te Bulevardi “Zhan D’Ark”, Ura e rruges se Elbasanit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›