E Diel, 1 Nëntor 2026

Akademia projekt per ta shnderruar ne nje qytet arti

Rritja e konkurrences per ngjarjet skenike ka nxitur Akademine e Arteve te hartoje nje program i cili pritet ta shnderroje fakultetin ne nje qytet arti. Rektori i Akademise Petrit Malaj ka shpjeguar se ka mare mbeshtetjen e qeverise per te shnderruar ne aktivitete konkrete artistike projekte te ndryshme te petagogeve apo studenteve. Petrit Malaj Kam kenaqesine te njoftoj themelimin e ketij programi qe quhet qyteti i artit. Ai do te nxise te gjithe petagoget dhe studentet e talentuar te aplikojne per te realizuar projekte te ndryshme qe kane ne qender aktivitet artistike. Ky program do te ofroje mundesi per artistet e gjinive te ndryshme qe studiojne ne Akademine e Arteve te fokusohen jo vetem ne procesin mesimor por edhe te realizojne shfaqje.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›