E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentoi te vriste dy bashkefshatare dhe lufte me policine

Dede Prozhmi ka tentuar te vrase dy bashkefshataret e tij pas nje sherri per motive pronesie dhe ka kundershtuar me arme forcat e policise

Pasi ka tentuar te vrase me automatik dy bashkefshatare te tij ka qelluar me pas ndaj forcave te policise te cilet kishin rrethuar banesen e te dyshuarit gjate aksionit per arrestimin e tij vetem pak ore pas ngjarjes. Sulmi ndaj policise ka ndodhur gjate oreve te para te mengjesit te dites se djeshme ne fshatin Kir te rrethit Shkoder. Sipas burimeve zyrtare behet e ditur se Dede Prozhmi 35-vjecari i dyshuar ka tentuar te vrase dy bashkefshataret e tij pas nje sherri per motive pronesie. Ngjarja ndodhi gjate oreve te vona te dites se marte ndersa Fatmir L. 21 vjec dhe Pashuk D. 25 vjec ndodheshin ne makinen e tyre kur jane qelluar me automatik nga i arrestuari i cili pas tentatives se deshtuar eshte larguar ne shtepine e tij. Policia e Shkodres ka shkuar ne vendngjarje dhe ka ngritur nje grup pune per hetimin e tentatives se vrasjes dhe brenda pak oreve eshte bere identifikimi i autorit te krimit si Dede Prozhmi 35 vjec nga Pulti. Me pas forcat e rendit kane ndermarre nje aksion per arrestimin e te dyshuarit duke rrethuar banesen e tij. Pas thirrjeve per tu dorezuar Prozhmi nuk i eshte bindur urdhrit dhe ka qelluar me automatik ne drejtim te efektivave te policise duke vene ne rrezik jeten e tyre. Shkembimi i zjarrit ka vazhduar perreth nje ore por Dede Prozhmi ende vazhdonte te mos pranonte te dorezohej. Pas qetesimit te situates puna e shpejte dhe e organizuar e policise coi ne arrestimin ne flagrance te 35-vjecarit. Ky i fundit ka mbetur i plagosur lehte ne kembe nga shkembimi i te shtenave por ndodhet jashte rrezikut per jeten. Nderkaq sipas burimeve policore gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e te dyshuarit jane gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale arma tip automatik me te cilen 35-vjecari qelloi ndaj dy bashkefshatareve te tij dhe uniformave blu. Gjithashtu eshte sekuestruar nje sasi e konsiderueshme fishekesh 4 kapsolla tritoli dhe fitil zjarrpercjelles. Ndaj Dede Prozhmit rendojne pese akuza ajo e Vrasjes me dashje e mbetur ne tentative Kundershtim te forcave policore me arme zjarri Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake Prodhim dhe mbajtje pa leje te lendeve plasese dhe Shkaterrim prone. Materialet hetimore ne ngarkim te dyshuarit i kaluan Prokurorise se Krimeve te Renda per hetime te metejshme ndersa pritet qe nga marrja ne pyetje e te dyshuarit te behet zbardhja e plote e ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›