Kadare nderohet nw Itali me Lerici Pea 10

Shkrimtari Ismail Kadare nderohet ne Itali. Cmimi Lerici Pea qe kete vit shenon edicionin e tij te 57-te iu dha poetit dhe shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare shkruan sot agjencia italiane Ansa. Katwr here kandidat per cmimin Nobel anetar nderi i Akademise Franceze Kadare nisi te shkruaje poezi qe ne shkollen e mesme ne qytetin e tij te lindjes Gjirokaster. Dhenia e cmimit Lerici Pea 2010 autorit Kadare- shkruhet ne motivimin e cmimit- nenkupton rolin e poezise dhe letersise si instrument lirie duke u bere mbeshtetje per te gjithe njerezit e botes te cileve iu mohoen lirite themelore. Cmimi i poezise Lerici Pea eshte krijuar ne vitet 1952-1954 me emrin Lerici emer te cilit ne 1958 iu shtua dhe pjesa Pea ne nder te Enrico Pea nje nder themeluesit e cmimit i cili ne ate kohe u zhduk ne menyre te mistershme. Qellimi i cmimit eshte promovimi i poezise ne vecanti i poeteve te rinj eksperimentimi i gjuheve te reja poetike dhe njohja e poeteve te medhenj.