Akademikë? Cila është pasaporta
Të gjithë ata që aspirojnë të bëhen akademikë ose janë duhet dalin prapa derës, për t’u pranuar me kushte të reja, dje qeveria ka firmosur kriteret e përzgjedhjes së anëtarëve të asociuar të Akademisë së Shkencave. Përpos kushteve bazë që duhet të plotësojë një pretendent i tillë, tashmë ai ka mundësinë të shqyrtojë edhe dokumentet, fushat e konkurrimit për “Anëtarë të asociuar” të Akademisë së Shkencave si dhe formularin e Aplikimit.
Të zotërosh titullin “profesor” nuk është kriteri bazë për të qenë i favorizuar në radhët e anëtarëve të asociuar të Akademisë. Të gjitha ata shkencëtarë që mbajnë titullin “Profesor” ku nëpërmjet punimeve dhe veprave shkencore kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e shkencës dhe formimin universitar e pasuniversitar të shkencëtarëve të rinj përbejnë radhën e aplikantëve të këtij konkursi. Ndërkohë që ata duhet të kenë apo të kenë pasur shtetësi shqiptare. Por, nga ana tjetër edhe ata studiues që nuk e kanë fituar titullin “Profesor” në Shqipëri, Anëtarë të Asociuar të Akademisë zgjidhen edhe nga radhët e shkencëtarëve shqiptarë dhe gjejnë të drejtën për t’u radhitur si kandidatë për anëtarë të asociuar, por me kusht që të kenë njëkohësisht gradën shkencore “PhD” ose “Doktor”, si dhe të punojnë aktualisht pranë universiteteve e qendrave kërkimore jashtë vendit dhe kanë kontribute akademike. Duhet që të tejkalojnë parashikimet e akteve ligjore e nënligjore në fuqi për kërkimin e titullit “Profesor”.
Përzgjedhja e kandidatëve kryhet sipas fushave të shkencave albanologjike, shoqërore dhe humanitare ku bëjnë pjesë albanologjia, ekonomi-sociologjia, arti, si dhe në shkencat natyrore, ekologjike dhe teknike ku futen matematikë, fizikë, shkenca inxhinierike, shkenca mjekësore dhe biokimi. Formulari i aplikimit për titullin “Akademik i Asociuar” mund të tërhiqet në zyrën e protokollit të Akademisë së Shkencave ose mund të shkarkohet nga faqja e internetit të ASH-së, akad.edu.al, në të cilën shpjegohen imtësisht detajet e plotësimit të formularit si dhe dokumentet përkatës për aplikim. Afati maksimal i dorëzimit të dosjes me dokumentet e aplikimit është 20 ditë pas shpalljes së konkursit. Ndërkohë që personat që kanë paraqitur dokumentet për “Anëtar të rregullt të akademisë së shkencave” dhe që nuk kanë fituar, në rast se dëshirojnë të kandidojnë për “Anëtarë të Asociuar” të këtij institucioni, mjafton të bëjnë vetëm një kërkesë, pa paraqitur dokumentet e sipërpërmendura.