Si në kohën e Shekspirit!
Studiuesi italian, me origjinë franceze, Dominique Fernandez, do të prezantojë në Akademinë e Arteve në Tiranë, përreth 45 minuta romanin e tij “Porporino, o i Misteri di Napoli”, një vepër e cila është përshtatur në Napoli në gjysmën e dytë të viteve ‘700-të. I njohur, me famë ndërkombëtare dhe triumfues i disa çmimeve si “Prix Medicis” dhe “Prix Goncourt”, Fernandez ka shfrytëzuar protagonistin kryesor të veprës, një figurë imagjinare Porporino, i cili është këngëtar “castrato” i kompanisë së sopranove të gjinisë mashkullore, përreth të cilit vërtiten ngjarje dhe personazhe të vërteta
Si në kohën e Shekspirit!
Repertori i muzikës klasike të shekullit VII, si dhe promovimi i një libri të përshtatur po gjatë këtyre viteve është kryefjala e aktivitetit më të rëndësishëm në këtë stimë muzikore në Akademinë e Arteve. Stina ndërkombëtare e muzikës klasike do të promovojë nesër një libër të romancierit të famshëm Dominique Fernandez, të titulluar “Porporino, o i Misteri di Napoli”, si dhe një koncert i “Academia dei Solinghi”.
Stina VIII koncertore klasike vjen në një bashkëpunim të Ambasadës Franceze dhe Institutit Italian të Kulturës. Shkrimtari dhe studiuesi italian, por me origjinë franceze, Dominique Fernandez, do të prezantojë në Akademinë e Arteve në Tiranë, përreth 45 minuta romanin e tij “Porporino, o i Misteri di Napoli”, një vepër e cila është përshtatur në Napoli në gjysmën e dytë të viteve ‘700-të. I njohur, me famë ndërkombëtare dhe triumfues i disa çmimeve si “Prix Medicis” dhe “Prix Goncourt”, ka shfrytëzuar protagonistin kryesor të veprës, një figurë imagjinare, Porporino, i cili është këngëtar “castrato” i kompanisë së sopranove të gjinisë mashkullore, përreth të cilit vërtiten ngjarje dhe personazhe të vërteta. Janë ndodhi, të cilat marrin start që nga i riu Moxart deri tek i jashtëzakonshmi Farinelli, që nga ekonomisti Galiani deri tek e mrekullueshmja lady Hamilton, mbi sfondin e një Napoli të rafinuar e të pisët, kryeqytet i arkitekturës dhe i artit, si një pikëtakimi e Evropës vezulluese, si Parisi, ashtu edhe Londra.
Menjëherë pas promovimit të kësaj vepre, në Akademinë e Arteve nesër pritet dhe një koncert, i cili përcjell vetëm repertorin e muzikës klasike napolitane të viteve ‘700. Veprave të Porpora, Broschi, Vivaldi, Giordani e Moxart, do t’u kushtohet koncerti i “Academia dei Solinghi”, i cili do të zhvillohet në orën 19:00. “Academia dei Solinghi”, e cila shënon fillimet e saj me edicionin e parë të “Invito a Corte”, është një përmbledhje spektaklesh itinerante nëpër kështjellat e organizuar nga rajoni i Piemontes në vitin 1990. Pikërisht këto vite, i përkasin periudhës kur u ndje nevoja e themelimit të një grupi vokal instrumentist, i cili do të specializohej në interpretimin e veprave të kompozitorëve aktive të Savoies nga shekulli XVI deri në shekullin XVIII. Emri i kompleksit u zgjodh në nder të akademisë së famshme të themeluar në vitet ‘600 nga kardinali Maurizio di Savoia dhe në drejtimin e saj u vendos Rita Peiretti. Ajo ishte e njohur si për formimin ashtu dhe për interpretimin e saj të muzikës antike. Gjatë kësaj kohe Solinghi-t kanë dhënë koncerte si në Itali ashtu dhe jashtë saj, si në Madrid, Cartagine, Ankara, Izmir, Edinburg. Bëhet fjalë vetëm për koncerte për shoqatat artistike më prestigjioze, duke interpretuar kompozime të shumta bashkëkohore si për muzikën dhomës ashtu edhe për orkestra. Në Tiranë Claudio Andriani e Alessia Menin në violinë, Ottavia Rausa në violë dhe Margherita Monnet në violonçel, me Rita Peiretti në cembalo, do të shoqërojnë Angelo Manzotti-n. Ai është një soprano me famë, i cili do të sjellë repertorin historik të Castrati e në mënyrë të veçantë atyre të viteve ‘700.