Akademiket e rinj ne prag te perzgjedhjes
Anisa Ymeri
TIRANE - Akademiket e rinj jane ne prag te perzgjedhjes. Behet fjale per 18 emra, te cilet do te marrin shume shpejt titullin akademik, e qe do te seleksionohen nga komisioni i perzgjedhjes, prej me se 80 aplikimeve te deritanishem. Procesi i perzgjedhjes me gjase do te nise rreth 25 korrikut, ndersa date te percaktuar per shpalljen e fituesve nuk ka ende. Kryetari i Kryesise se Perkohshme te Akademise se Shkencave, Teki Bicoku, tregon se, "deri tani kane paraqitur "dosjen" per te kandiduar per pranimin si anetare te rinj te akademise rreth 80 persona. Dhe prej ketyre do te perzgjidhen 18 akademiket e rinj". Duket se numri i kandidateve i ka kaluar pritshmerite, pasi ne syrin e Bicokut, ata qe kane aplikuar deri tani "jane shume". Nuk ka data te percaktuara qarte se kur do te mund te behen publik emrat e 18 anetareve te rinj te Akademise se Shkencave, por, sipas Teki Bicokut, "afati i fundit, kur duhet te filloje punen komisioni per shqyrtimin dhe me pas perzgjedhjen e anetareve te rinj te akademise, jane datat 25-26 korrik". Cka do te thote se, mbarimi i stines se nxehte do ta na njohe edhe me emrat e kandidateve fitues qe do ta marrin "OK" nga komisioni i perzgjedhjes. Emrat e 80 aplikanteve nuk behen publike, megjithate, sipas te thenave, secili prej tyre i ploteson kriteret e shpallura muaj me pare, prej hyrjes ne fuqi te ndryshimeve ne ligjin "Per Akademine e Shkencave".
Fushat jane te mirepercaktuara! Prej 18 anetareve, qe do te perzgjidhen, 9 prej akademikeve te rinj do t'i takojne fushes se shkencave natyrore e teknike dhe 9 te tjere ne fushen e shkencave shoqerore e albanologjike. Perzgjedhje e ketyre 18 akademikeve te rinj eshte edhe hapi i pare drejt riformimit te Akademise se Shkencave, e cila aktualisht ka ne perberjen e saj vetem 7 akademike, te cilet ende nuk kane dale ne pension.
Ky duket se do te jete nje proces qe zgjat, e megjithate, numri i detyruar, prej 30 anetaresh te akademise, do te plotesohet edhe me 3 anetaret e perhershem te Akademise se Shkencave, te cilet mund te jene edhe mbi 75 vjec, qe do i shtohen 7 akademikeve aktuale. Pasi gjithcka te kete kaluar ne filtrat e komisionit perzgjedhes, radha eshte e 15 akademikeve te asociuar. Cka con edhe ne zgjedhjen e kryesise se re te Akademise se Shkencave, nga e cila do te mund te zgjidhet edhe kryetari i ri i akademise. E sic eshte e udhes, hallka e fundit e ketij procesi te gjate eshte Presidenti i Republikes per dekretimin e kryetarit e ri te Akademise se Shkencave. Sipas Teki Bicokut, kryetarit te Kryesise se Perkohshme te Akademise se Shkencave, "ky proces si afat te fundit ka periudhen shtator-tetor".
Komisioni perzgjedhes:
Gudar Beqiraj (kryetar)
Farudin Hoxha
Jani Thomai
Dhimiter Haxhimihali
Francesco Altimari
Azedine Beschaouch
Franz Hofmann
Uolter Holechmer
Sandro De Maria