E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inva Mula do te shkele "Veren e Ohrit"

Eshte cilesuar si nje sofer kulturore, e cila mbledh rreth saj emra te medhenj te artit boteror cdo vit. "Vera e Ohrit" ka rrokur sivjet edicionin e 48-te, duke qene cdo vit nje prej ngjarjeve kulturore me te rendesishme te rajonit. Me se 1 muaj, artiste nga e gjithe bota ngjiten ne skenat e improvizuara te ketij festivali nderkombetar, qe nuk njeh kufij. Sopranoja shqiptare do te rikthehet ne festivalin "Vera e Ohrit", e kete here do te jete perkrah tenorit te famshem boteror, Boris Trajnov. Programi i festivalit rrefen se eshte data 8 gusht, kur sopranoja do te ngjitet ne skene per te dyten here me radhe ne skenen e Ohrit. Duke bere ne kete menyre nje perjashtim te madh, pasi, deri me tani, Mula eshte e vetmja kengetare, sipas drejtorit te festivalit, Toni Simonovski, qe ka marre ftesen per te qene ne festival dy here radhazi. Festivali "Vera e Ohrit" u hap ne nje ceremoni madheshtore me 12 korrik dhe do te vazhdoje deri me 20 gusht. Ne kete edicion jane llogaritur te shfaqen mbi 50 pjese teatrale dhe koncerte te ndryshme. Cdo vit, emra te medhenj te muzikes boterore, por edhe te teatrit, ngjiten ne skenen e festivalit. E ky edicion i 48-te, krahas sopranos shqiptare, Inva Mula do te ngjise ne skene edhe nje prej kengetareve me te medha te muzikes operistike amerikane, Jessye Norman. Ndersa eshte konfirmuar edhe prezenca e violinistes japoneze me fame boterore, Sara Ceng, e cila qe ne moshen 8-vjecare ka luajtur ne skene me dirigjentin Zubin Mehta. Filarmonia e Nju- Jorkut eshte nje nder surprizat e festivalit, qe do te thote edhe prezantimi i tyre i pare ne Evrope. Shtyllat e festivalit jane dy edhe kete vit, tradicionalja dhe bashkekohorja.

Koncerti i sopranos Inva Mula dhe violinistit Tedi Papavrami, ishin dy prej kulmeve artistike te veres se kaluar. Kjo ka bere drejtuesit e festivalit te bejne nje perjashtim, per te ftuar serish sopranon shqiptare ne festivalin "Vera e Ohrit"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›