"Mjeshter i Madh" per artistin e cirkut Arian Miluka
Jeton prej vitesh ne Belgjike, ndersa dje iu akordua titulli "Mjeshter i Madh". Nje prej mjeshterve me te medhenj te cirkut tone, Arian Miluka, u nderua me kete titull ne mjediset e MTKRS-se. Me propozim te ministrit te Kultures, Ylli Pango, Presidenti i Republikes, Bamir Topi, i dha titullin mjeshtrit Arian Miluka, i cili prej vitit 1954 ka nisur punen ne Cirkun e Tiranes. Arian Miluka ka perfunduar Institutin e Kultures Fizike "Vojo Kushi' dhe me pas eshte specializuar per regjisure ne Institutin e Larte te Arteve. Cirkun e Tiranes e shkeli ne vitin e hershem 1954, duke filluar si akrobat, me pas regjisor e udheheqes artistik. Me dhunti te lindura dhe talent te pazakonte, shume shpejt u be i njohur pothuajse ne te gjitha profilet qe permbante arti i cirkut. Si pedagog filloi punen dhe formoi akrobatet e rinj dhe te talentuar, qe sot jane berthama e cirkut. Aktualisht jeton ne Belgjike, ku punon dhe krijon per Akademine e Cirkut Belg me detyre drejtor Artistik i "Ekole Superiore Des Artes De Cinque ESAC".