Serial vjedhjesh në Fier e Lushnjë, arrestohen 2
15/03/2010 Aksident me plagosje të rëndë
Vijon seriali i vjedhjeve në qytetin e Lushnjës dhe të Fierit, kësisoj edhe blutë kanë arritur të “kryqëzojnë” grabitësit. Kështu, dy autorë të vjedhjeve të ndryshme kanë rënë në prangat e policisë. “Nga komisariati i policisë Lushnjë u ndalua Agron T., 28 vjeç, banues në lagjen “Karbunarë e Madhe” Lushnjë, për arsye se Prokuroria e rrethit gjyqësor Lushnjë ka nxjerrë urdhrin e ndalimit të tij për vjedhje. Ndërkohë uniformat blu ndaluan Leonard L., 29 vjeç, banues në lagjen “Dukas” Patos të rrethit Fier, pasi gjykata e rrethit gjyqësor Fier, e ka dënuar këtë shtetas me 6 muaj burg për veprën penale “vjedhje”, pasi për arsye se në muajin dhjetor të vitit 2008 në lokalin në pronësi të shtetasit P. H. në fshatin Dukas të rrethit Fier ka hyrë dhe ka vjedhur një sasi prej 5000 lekësh, dy aparate celularë dhe një kamerë. Po mbrëmë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ermir L., 30 vjeç, banues në fshatin Petove të rrethit Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”. Shtetasi duke udhëtuar me mjetin e tij tip Benz me targë FR 2841 B, në lagjen “Apolonia” të qytetit të Fierit në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Zogut të Zi”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen H. B. vjeç 63, banuese Fier. Aktualisht kjo shtetase ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të rrethit Fier.