Hipoteka, procedura e re për regjistrimin e pronës
15/03/2010 Sipas urdhrit të ZQRPP-së, qytetarët kalojnë nga bankat për shërbimet e kërkuara
Të gjithë qytetarët që duan të kryejnë veprime në sportelet e zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme më parë duhet të bëjnë pagesat për këto shërbime në sportelet e bankave. Sipas ekspertëve të ZQRPP-së, kjo mënyrë e re veprimi u shkurton më tepër kohë qytetarëve që aplikojnë pranë sporteleve të saj, si dhe u jep mundësi vetë punonjësve të ofrojnë një shërbim më të mirë. Sipas hipotekës, kjo procedurë e re që aplikohet për pagesat mbi 1 mijë lekë, mundësohet në zbatim të ligjit numër 9936, i datës 26 qershor 2008, "Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë"; Udhëzimit të Ministrisë së Financave numër një, datë 21 janar 2010, "Për zbatimin buxhetit të vitit 2010", si edhe Urdhrit të ministrit të Financave numër 95, datë 11 nëntor 2009, "Për miratimin e faturës së arkëtimit". Kështu, në zbatim të këtij ligji, udhëzimit dhe urdhrit të ministrit, prej disa ditësh ZVRPP-të kanë filluar të pajisin paraprakisht të gjithë individët apo subjektet më "Faturë arkëtimi" për të gjitha të ardhurat jo tatimore. E thënë ndryshe të ardhurat jo tatimore janë edhe ato që përfitohen nga shërbimet që ofron çdo ZVRPP, si dhe gjobat dhe të ardhurat nga taksat lokale. Në respektim të këtyre procedurave, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme tërheq vëmendjen se, individët apo subjektet duhet të paraqiten në sportelet e bankave për të realizuar derdhjen apo transfertën e mjeteve monetare në llogaritë e thesarit, vetëm pasi të jenë pajisur nga ZVRPP-të me "Faturën e arkëtimit". Ndërkohë në udhëzimin numër një të ministrit të Financave, të datës 21 janar të këtij viti, në lidhje me procedurat e zbatimit të buxhetit, në marrëdhëniet e sistemit të thesarit me njësitë shpenzuese, në pikën 71 thuhet: "Për të ardhurat jo tatimore që krijohen gjatë vitit, njësitë shpenzuese duhet të pajisin paraprakisht individët apo subjektet me "Faturë arkëtimi" dhe një kopje të saj e dërgojnë në degët respektive të thesarit. Individët apo subjektet duhet të paraqiten në sportelet e bankave për të realizuar derdhjen apo transfertën e mjeteve monetare në llogaritë e thesarit. Për arkëtimet mbi një mijë lekë, institucionet buxhetore duhet të operojnë nëpërmjet sistemit bankar ose shërbimit postar. Ky shërbim i fundit ofrohet në bazë të një marrëveshje të institucioneve me postën". Praktika e deritanishme e pagesave të shërbimeve nëpër hipotekat e rretheve kryhej në një sportel brenda institucionit, ku dhe në bazë të numrit të aplikimit bëhej pagesa sipas shërbimit të kërkuar.
Regjistrimi, ja dokumentet e nevojshme
Qytetarët që do të regjistrojnë pronat e tyre pranë zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, duhet të përgatisin një dosje të plotë me një sërë dokumentesh në mënyrë që prona e tyre të bëhet e ligjshme. Së pari, të interesuarit duhet të disponojnë të gjithë dokumentet e pronësisë të lëshuar nga komisionet e ngritura për zbatimin e ligjeve mbi privatizimet, të cilat funksionojnë që nga viti 1991 e në vazhdim. Gjithashtu, pjesë e dosjes do të jenë të gjithë dokumentet e lëshuar pas vitit 1991 nga komisionet e Kthimit e Kompensimit të Pronave që kanë lidhje me prona të kthyera apo të kompensuara fizikisht. Ndërkohë edhe dokumentet e kalimit të pronësisë dhe të drejtave të tjera reale mbi pronësinë me kontratë shitblerjeje, kontratë dhurimi, akt trashëgimie apo vendim gjykate duhet të dorëzohen pranë ZVRRP-së.