E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akne pas te 20-ave, nga hormonet

Jo vetem nje problem shqiptar, por nderkombetar. Problemi i akneve ndodh ne 90 per qind te rasteve tek adoleshentet. Te dhenat tregojne se pothuajse te gjitha femrat kalojne te pakten nje here ne jete fazen e problemeve nga aknet, edhe pas moshes 20 vjec. Faktori kryesor jane hormonet. Ne shumicen e rasteve vizitat ambulatore jane per probleme te akneve. Ato mund te trajtohen me terapi me kremra, por ne raste te tjera edhe me ilace, qe merren nepermjet hapeve. Shumica e trajtimeve te akneve behet nepermjet pastrimit (peeling), nje "brume" i perbere nga koktej produktesh farmaceutike. Per sa u takon trajtimeve me botoks, sipas mjekeve qe referuan dje ne simpozium, procesi duhet te kryhet nga mjeke te specializua dhe sigurisht duhet te mendohet pas moshes 40 vjec.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›