Hedh makinen me 300 kg droge ne kanal, gjate ndjekjes policore
Gjirokaster- Hedh makinen me droge ne kanal per t'i shpetuar ndjekjes policore. Jane dashur me shume se dy ore "gara shpejtesie" qe uniformat blu te Gjirokastres, nga Saranda deri ne territorin e tyre, te kapnin te dyshuarin Bledar Andoni 30-vjec, i denuar nje here me pare per "trafik femrash, e mbetur ne tentative". Operacioni eshte koduar "Pertej kufijve" dhe u sekuestruan 300 kg marihuane e blere ne Lazarat, me destinacion Greqine.
Droga transportohej me nje mjet tip "Chevrolet", me targa te falsifikuara GJ 3632 A, ku ne xhamin e perparme u gjet edhe nje tabele me mbishkrimin Drejtoria e Shendetit Publik Gjirokaster, qe ishte e rreme per te mashtruar postblloqet e policise. Por per Andonin, agjentet e Antidroges kishin te dhena se bente pjese si korrier ne nje grup trafiku dhe ne momentin qe ka dale nga fshati Lazarat, i jane vene nga pas deri ne Qafen e Muzines, Sarande. Pasi ka diktuar forcat e policise, ai ka shtuar shpejtesine dhe ne hyrje te qytetit bregdetar, kur ka pare nje tjeter postbllok ne vendin e quajtur "Ura e Kranese", ka ndryshuar drejtimin per t'u kthyer ne Gjirokaster. Per t'i shpetuar kapjes se policise, drejtuesi i automjetit ka hedhur makinen ne nje kanal dhe eshte larguar me vrap neper fushe, por eshte kapur nga sherbimet e Policise se Gjirokastres dhe te Sarandes, te cilet u vune ne ndjekje te tij.
Ekspertet konstatuan se automjetit i ishin hequr sedilet e pasme dhe ishte mbushur me pako nje kilogramshe, te mbeshtjella me leter natriban. Mes grumbullit te qeseve kishte edhe pako 3 dhe 5 kilogramesh, ndersa ne peshimin perfundimtar rezultuan 300 kg marihuane. Gjate marrjes ne pyetje, i denuari me pare me 6 vite burg, banues ne Gjirokaster, nuk ka pranuar te jape detaje per emrat e personave ku u ble lenda narkotike dhe se kujt do t'i dergohej.
Dyshohet per nje grup te mireorganizuar te trafikut te droges, qe ka lidhjet edhe ne shtetin fqinj, Greqine. Ndaj Andonit kane nisur hetimet nga prokuroria per "trafik te lendeve narkotike", ndersa u sekuestruan edhe dy aparate celulari dhe makina.