E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me maske dhe "Kallash", grabit te zotin e shtepise

Devoll- Hyn me maske dhe "Kallashnikov" ne shtepine e nje 56-vjecari dhe e masakron, duke e goditur me doreze metalike ne pjesen e kokes. Ne largim e siper i ka grabitur 200 mije leke, por eshte kapur brenda disa oresh nga Policia e Korces, fale identifikimit qe i ka bere i demtuari. Burime zyrtare thane se ngjarja ka ndodhur sot ne oret e para te mengjesit ne fshatin Menkulas te Devollit, kurse i arrestuar si i dyshuar per krimin eshte Eduart Sino 25 vjec, banues ne fshatin Miras. Sipas hetimeve te kryera rezulton se rreth ores 03:00 te mengjesit, Sino ka hyre ne banesen e Sh. Cucka, dhe me nje arme automatike e nje doreze metalike, e ka goditur duke i shkaktuar demtime ne koke. Pas ngjarjes autori ka grabitur edhe shumen e lekeve duke u larguar me shpejtesi. Denoncimi eshte bere nga vete i demtuari qe mori edhe mjekimin ne spital. Gjate arrestimit te te dyshuarit Eduart Sino u bllokuan ne cilesine e proves materiale nje automatik model 56, dy krehra me 37 fisheke, nje doreze metalike dhe teshat me te cilat autori dyshohet se ka kryer grabitjen. Ndaj te arrestuarit eshte ngritur akuza e "vjedhjes me dhune dhe me arme".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›