E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi i derrit, harta zgjerohet ne 19 qytete

Harta e personave te prekur nga gripi i derrit, eshte zgjeruar aq sa ka perfshire me shume se gjysmen e qyteteve te vendit. Sipas te dhenave te Institutit te Shendetit Publik numrin me te madh te rasteve, e mban Tirana me 246 te tilla, nderkohe vjen Durresi me 21 raste i shoqeruar nga Mati me 6 nxenesit e nje shkolle. Nderkohe qe qytetet e tjera kane nga dy apo 3 persona te prekur nga virusi i gripit te derrave. "Deri ne daten 11 dhjetor 2009, jane marre 2.229 mostra nga Tirana dhe rrethet. Numri me i madh i mostrave eshte marre ne grupmoshen 15-24 vjec ku vihet re dhe numri me i madh i rasteve te konfirmuara. Numri i pergjithshem i rasteve te konfirmuara me virusin A/H1N1 deri ne daten 11 dhjetor 2009 eshte 310. Mosha mesatare e rasteve te prekura ne total eshte 23 vjec", thuhet ne Buletinin informativ te publikuar gjate dites se djeshme nga Instituti i Shendetit Publik. Nderkohe te dhenat tregojne se muajt nentor dhe dhjetor, kane qene dhe muaj ku eshte shenuar numri i rasteve me te shumta me gripin e derrit. Per sa i perket vdekshmerise, Tirana nuk ka shenuar asnje rast, kurse Shkodra renditet e para me dy raste, e me pas vjen Durresi. Instituti i Shendetit Publik ka bere te ditur edhe numrin e pacienteve te prekur nga gripi sezonal, ku rezultojne te prekur 15.825 raste. Nga te dhenat rezulton se kete jave ka pasur rritje te numrit te personave te prekur nga kjo viroze.

Rastet

Numri me i madh i mostrave eshte marre ne grupmoshen 15-24 vjec ku vihet re dhe numri me i madh i rasteve te konfirmuara. Numri i pergjithshem i rasteve te konfirmuara me virusin A/H1N1 deri ne daten 11 dhjetor 2009 eshte 310. Mosha mesatare e rasteve te prekura ne total, eshte 23 vjec.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›