Mashtron dhe perdhunon te mituren
Vlore- Mashtron nje te mitur dhe e perdhunon pas keqtrajtimit. Denoncimi i prinderve te nje 16-vjecareje nga qyteti i Vlores, ka cuar ne pranga te dyshuarin Bruno Boboci 18-vjec, banues ne lagjen "Kushtrimi" te ketij qyteti. Burime zyrtare thane se krimi ka ndodhur pese dite me pare, kurse denoncimi u be diten e djeshme, pasi familjaret kishin mesuar historine nga rrefimi i vajzes se tyre.
Vajza me inicialet R. M., ka deshmuar ne prezence te prinderve dhe psikologut ne Komisariatin e Vlores ngjarjen e ndodhur ne daten 8 dhjetor. Sipas te demtuares, 18 vjecari ka kryer marredhenie seksuale pa deshiren e adoleshentes, duke perdorur mashtrimin dhe me pas dhunen per te realizuar qellimin seksual.
Vajza ka rrefyer se Bruno Boboci e ka goditur me pellembe dhe grushte, per ta frikesuar dhe me tej e ka ngacmuar seksualisht me veprime te turpshme. I dyshuari nuk eshte mjaftuar me kaq, por e ka perdhunuar te mituren e cila ka pesuar edhe nje traum psikologjike.
Vajza ka shkuar ne shtepi ku dhe me tej u ka treguar prinderve per ngjarjen dhe dhunen fizike e seksuale te ushtruar ndaj saj. Me pas, familjaret se bashku me vajzen e demtuar, kane denoncuar rastin ne komisariat.
Nje grup hetimor ka kryer verifikimet e rastit dhe e mitura iu nenshtrua ekzaminimeve mjeko-ligjore, ku paraprakisht rezultoi se ka pasur dhune seksuale. Kaq ka mjaftuar qe uniformat blu te siguronin edhe nje urdher-ndalimi per adoleshentin, duke i vene prangat dhe komunikuar akuzen, mengjesin e dites se djeshme.
I dyshuari ka mohuar ngjarjen, duke e cilesuar nje sajese te vajzes dhe prinderve te saj. Ndaj Bobocit jane ngritur akuzat e "kryerjes se veprave te turpshme", "kryerjes se marredhenies seksuale me dhune me nje te mitur" dhe "demtime me dashje". Vetem tre dite me pare, ne qytetin e Korces u arrestua nje 17-vjecar qe akuzohej per kryerje te marredhenieve homoseksuale me nje te mitur, duke e mashtruar.
Masa
I dyshuari Bruno Boboci, eshte izoluar ne dhomat e paraburgimit te Komisariatit te Vlores, ne pritje te mases se sigurise qe pritet te zhvillohet diten e neserme ne Gjykaten e Shkalles se Pare.