Akraballek e shkruar nga Kristo Floqi
Komediografi Kristo Floqi shkroi në vitet 20 pjesën “Akraballëk” ku kritikon mënyrën orientale të ndereve e tarafeve. Shkëlzen Berisha dhe Sonila Kapidani kanë rishkruar me shkollarët romë një version modern për skenë që përkon me aktualitetin shqiptar në këtë vit fushate
Ky shërbyes në shtëpinë e deputetit sapo ka përzënë akraballëkun që në emër të fisit e farës i kanë kërkuar nder deputetit, një deputeti rom.
Komediografi Kristo Floqi me “Akraballëk” e shkruar në vitet njëzet riviziton aktualitetin në këtë vit fushate me sloganin: jemi tanët nga të katra anët.
Shkëlzen Berisha nga Gjilani dhe Sonila Kapidani pedagoge e fjalës artistike në Universitetin e Arteve i kanë integruar tekstit të Floqit mendimet dhe shprehjet që kanë sjellë në tre muaj punë sipas metodës së teatrit edukativ disa shkollarë romë nga Tirana.
Programi “Fjongo e Argjendtë” i Qendrës së Hulumtimit Progresiv që Kapidani dhe Berisha po aplikojnë me fëmijët e shkollave prej korrikut të kaluar në bashkëpunim me organizatën Fëmijët e Botës në Shqipëri përdorin elemente teatrorë në funksion edukativ si në pjesën “Akraballëk” në Teatrin Kombëtar të Komedisë.
Fëmijët në problemet e të rriturve? Po, për t’i nxitur drejt një mendimi kritik ndaj vlerave të shoqërisë.