Pagat për mësuesit, mjekët dhe infermierët
Qeveria rrit me 4 deri në 5 për qind pagat e mjekëve dhe infermierëve. Gazeta publikon sot pagat e plota të të gjithë sistemit shëndetësor, nga ku përfitojnë rreth 10 mijë punonjës. Sipas vendimit të qeverisë, hyrja në fuqi do të nisë nga 15 korriku 2011. Në strukturën e pagave, ndryshe nga një vit më parë, është hequr shtesa për kualifikimin, e cila do të jetë pjesë e pagës së grupit që varion nga 6 mijë lekë (grupi 3) deri në 10 mijë lekë (grupi 1). Në vendim përcaktohet gjithashtu edhe pagesa për shtesat e pagave për shërbimet roje. Kështu, në një ditë të zakonshme pune një mjek roje i parë do të përfitojë 3 mijë lekë më shumë, ndërsa një mjek roje i dytë 2800 lekë. Kjo shtesë është më e madhe në ditët e shtuna dhe festat.
Vendimi i plote per mjeket dhe infermieret
VENDIM
Nr. 555, datë 11.8.2011
Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të punonjësve me arsim të lartë në sistemin e ministrisë së shëndetësisë dhe spitalin ushtarak qendror universitar, në sistemin e ministrisë së mbrojtjes, të punonjësve të infermieristikës në sistemin e ministrisë së shëndetësisë e ministrisë së mbrojtjes, si dhe për trajtimin e mjekëve në strukturat e forcave të armatosura
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2 të nenit 4, të ligjit nr. 10 405, datë 24.3.2011 Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve, dhe të ligjit nr. 10 355, datë 2.12.2010 Për buxhetin e vitit 2011, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Në fushën e veprimit të këtij vendimi përfshihen:
a) mjekët dhe punonjësit e tjerë me arsim të lartë të sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë;
b) mjekët dhe punonjësit e tjerë me arsim të lartë, civilë në Spitalin Ushtarak Qendror
Universitar në sistemin e Ministrisë së Mbrojtjes;
c) infermierët e sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë;
ç) infermierët e sistemit të Ministrisë së Mbrojtjes.
2. Struktura dhe nivelet e pagave për punonjësit me arsim të lartë, të përmendur në pikën 1, shkronjat a, b, c dhe ç të këtij vendimi, caktohen sipas lidhjes nr.1 (kreu 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10) dhe lidhjes nr.2 (kreu 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7), që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
3. Paga e grupit, kolona 1:
a) e lidhjes nr.1, diplomë e shkollës së lartë, është 13 000 (trembëdhjetë mijë) lekë në muaj;
b) e lidhjes nr.2 përcaktohet sipas lidhjes nr.3, bashkëlidhur këtij vendimi.
- Paga e grupit 1 u jepet punonjësve me diplomën e shkollës së lartë të infermierisë.
- Paga e grupit 2 u jepet punonjësve me:
a) diplomë të shkollës së mesme mjekësore;
b) diplomën e shkollës së mesme dhe dëshminë e kualifikimit të kurseve 1- dhe 2-vjeçare,
për degën infermier/mami, ndihmësinfermier/ndihmësmami.
- Paga e grupit 3 u jepet punonjësve me arsim nëntëvjeçar.
4. Shtesa për vjetërsi në punë, kolona 2, e lidhjeve përkatëse, jepet në masën 2% pas çdo viti pune, deri në 25 vjet, dhe llogaritet mbi pagën e grupit.
5. Shtesa për kualifikim, kolona 3 e lidhjeve përkatëse është 0.
6. Shtesa për pozicion është sipas kolonës 4 të lidhjes nr.1 dhe të lidhjes nr.2.
7. Shtesa për kushte pune është sipas kolonës 5 të lidhjes nr.1 dhe të lidhjes nr.2.
8. Punonjësve civilë me arsim të lartë në Spitalin Ushtarak Qendror Universitar, u jepet një shtesë, për natyrë të veçantë pune, në masën 30 për qind mbi pagën e grupit.
9. Mjekët dhe punonjësit e infermieristikës, që punojnë larg vendbanimit, marrin shpërblim mujor në masën si më poshtë vijon:
9/1 Për mjekët:
a) kur punojnë në rrethet: Pukë, Tropojë, Kukës, Has, Malësi e Madhe, Dibër, Bulqizë, 4.500 lekë në muaj;
b) kur punojnë në rrethet: Mat, Mirditë, Gramsh, Librazhd, 3 800 lekë në muaj.
9/2 Për punonjësit e infermieristikës:
a) kur punojnë brenda rrethit te tyre, por larg vendbanimit dhe kthehen brenda ditës, 1 000 lekë në muaj.
b) kur nuk kthehen në vendbanim brenda ditës, 3 000 lekë në muaj.
10. Për punonjësit e personelit mjekësor që nuk janë efektivë me kohë të plotë në qendrat spitalore e shëndetësore të sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë e të sistemit të Ministrisë së Mbrojtjes, për shërbimin që kryejnë në këto qendra, kontraktohen me orë pune të caktuara. Vlera e pagesës së një ore pune të kontraktuar është e njëjtë me vlerën orare të pozicionit të punës, për të cilin është kontraktuar.
11. Mjekët e sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe mjekët civilë të strukturave të Forcave të Armatosura, të cilët kryejnë specializimin në qendrat spitalore universitare, gjatë kohës së specializimit, të paguhen në masën 80 për qind të pagës së mjekut të fushës në të cilën kryhet specializimi.
12. Për kryerjen e shërbimit të rojës, të gatishmërisë dhe urgjencës, të sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe mjekëve, civilë e ushtarakë, të strukturave të Forcave të Armatosura u jepet shpërblim si më poshtë vijon:
12/1 Për mjekët:
a) Për çdo shërbim rojë 24 orë pa ndërprerje u jepet një shpërblim:
Në qendrat spitalore universitare:
- për ditët e zakonshme
Mjek roje i parë 3 000 lekë
Mjek roje i dytë 2 800 lekë
- për ditët e shtuna
Mjek roje i parë 3 500 lekë
Mjek roje i dytë 3 200 lekë
- për ditët e diela e festat
Mjek roje i parë 4 000 lekë
Mjek roje i dytë 3 800 lekë
Në institucionet e tjera:
- për ditët e zakonshme
Mjek roje i parë 2 800 lekë
Mjek roje i dytë 2 600 lekë
- për ditët e shtuna
Mjek roje i parë 3 000 lekë
Mjek roje i dytë 2 800 lekë
- për ditët e diela e festat
Mjek roje i parë 3 500 lekë
Mjek roje i dytë 3 300 lekë
b) Për shërbimin e urgjencës së rrethit, që është organizuar dhe funksionon si i tillë, për kohën që kryejnë shërbimin e urgjencës u jepet një shpërblim në masën:
Në ditët e zakonshme:
- për sistemin 24 orë 2 300 lekë
- për sistemin 16 orë 2 000 lekë
- për sistemin 12 orë 1 800 lekë
Të shtunat:
- për sistemin 24 orë 2 400 lekë
- për sistemin 16 orë 2 300 lekë
- për sistemin 12 orë 2 000 lekë
Të dielat dhe festat:
- për sistemin 24 orë 2 700 lekë
- për sistemin 16 orë 2 400 lekë
- për sistemin 12 orë 2 300 lekë
c) Kur thirren për raste urgjence, pasdite ose natën, nga mjeku i rojës së spitalit, për veprime diagnostikuese apo mjekuese, shpërblehen në masën 600 lekë deri në 1 000 lekë, në varësi të procedurës mjekësore që kryejnë. Këto shpërblime nuk mund të jenë më shumë se 20 për qind e pagës mujore për çdo muaj.
12/2 Për punonjësit e infermieristikës:
a) Për punën e kryer nga ora 19:00 deri në 22:00 përfitojnë shtesë mbi pagë 120 lekë për çdo ditë, ndërsa për punën e kryer në intervalin 22:00 dhe 6:00 përfitojnë shtesë mbi pagë 500 lekë për çdo ditë.
b) Për shërbimin e urgjencës së rrethit, që është organizuar dhe funksionon si i tillë, për kohën që kryejnë shërbimin e urgjencës, u jepet një shtesë në masën:
Në ditët e zakonshme:
- për sistemin 24 orë 1 260 lekë
- për sistemin 16 orë 1 020 lekë
- për sistemin 12 orë 780 lekë
Të shtunat:
- për sistemin 24 orë 1 560 lekë
- për sistemin 16 orë 1 260 lekë
- për sistemin 12 orë 1 020 lekë
Të dielat dhe festat:
- për sistemin 24 orë 1 920 lekë
- për sistemin 16 orë 1 680 lekë
- për sistemin 12 orë 1 260 lekë
c) Për rastet kur, me kërkesë të institucionit dhe miratim të Ministrisë së Shëndetësisë e Ministrisë së Mbrojtjes, laborantet e spitaleve kryejnë shërbim 24 orë, u jepet një shtesë, si më poshtë vijon:
- për