Pritë pukjanit te "Kthesa e Kamzës", zbulohet makina e ekzekutorëve
TIRANE-Një 30-vjeçar është ekzekutuar orëve të vona të së mbrëmshmes në vendin e quajtur "Kthesa e Kamzës" në kryeqytet. Paulin Marku i sapokthyer nga Italia, ka rënë në pritën e dy personave, të cilët e kanë qëlluar nga një automjet tip "Benz" dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur deri orëve të vona të së mbrëmshmes.
Sipas të dhënave të para që vijnë nga ekspertët e policisë që janë gjendur menjëherë në vendin e krimit, mësohet se dy janë motivet që kanë nisur të hetohen: gjakmarrja dhe e shkuara e viktimës në Itali. Referuar burimeve të besuara policore saktësohet se janë shoqëruar disa persona, mes të cilëve dyshohet se ka edhe njerëz që kanë dijeni mbi ngjarjen. Policia ka ngritur menjëherë postblloqe në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, ndërsa ngjarja mësohet se ka edhe dëshmitarë okularë, prej të cilëve janë mësuar të dhëna mjaft të volitshme për grupin hetimor.
Ngjyra, lloji dhe targa e automjetit janë të dhënat e para që ka fiksuar policia, ndërsa personat kanë qëlluar me kallashnikov mbi 30-vjeçarin, i cili mësohet se në momentin e atentatit po udhëtonte me një motor 500 kubikësh me targa italiane. Policia bën me dije se viktima është nga fshati Vrrithë i Pukës dhe se është pronar i një mobilierie që gjendet afër vendit të krimit.
(d.b/BalkanWeb)