E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjetja diplomatike e Athines

E shperqendruar nga grindjet e brendshme por edhe e vetefryre nga hareja e hyrjes ne NATO duket sikur Tirana zyrtare capitet me veshtiresi ne gjurmet e diplomacise rajonale. Eumlshte e perjashtuar nga strategjite kontinentale per vendet ballkanike ndash ndertimi i gazsjellesve Nabuco europian dhe South Stream rus as qe mendohet te kaloje ne territorin tone ndash por te pakten publikisht nuk duket as e vemendshme. Se fundmi sektori ballkanik ka pesuar disa ndryshime celesi i te cilave mund te na ndihmoje qe ne te ardhmen te zbulojme edhe sjelljen e aktoreve kryesore qe kemi ne fqinjesi. Kaloi pa shume buje i pamerituar ky fakt stervitja e perbashket ushtarake qe qeverite e Greqise dhe Izraelit sapo kryen pertej deteve tona jugore. Konkretisht ne gjysmen e pare te tetorit trupa ajrore helene te shoqeruara nga simotrat hebraike eksperimentuan disa forma bashkepunimi ushtarak te nderprera qe prej majit te shkuar. Sasia e mjeteve te vena ne perdorim ishin te shumta qe prej helikoptereve Apache ne pronesi te Jerusalemit deri te luftuesit Black Hawk te aviacionit te Athines. Dhe deri ketu asgje nuk mund ti interesoje qeverise se Tiranes perderisa hyrja ne NATO shenoi edhe vdekjen zyrtare te aviacionit shqiptar.

Eumlshte fakt i njohur se shteti izraelit zhvillon brenda tij teknologjite me te perparuara ne lidhje me sektorin ushtarak. Si mjetet e perdorura ashtu edhe vete pergatitja e Forcave te Armatosura Izraelite IDF vazhdojne te qendrojne ne pararoje te koncepteve te sigurise globale. Ceni i vetem me te cilin ka te beje Ministria e Mbrojtjes ne Jerusalem eshte mungesa e hapesirave ajrore te mjaftueshme. Helikopteret dhe avionet izraelite i kane shfrytezuar shpesh hapesirat e partnereve te tyre ushtarake si Rumania dhe ne rastin me te bujshem Turqia. Kishte gati nje dekade qe Ankaraja kish zbatuar nje plan jashtezakonisht te gjere bashkepunimi ushtarak me IDF-ne por sidomos ne vitet e fundit marredheniet ishin ftohur. Incidenti/perplasja qe ndodhi mes marines izraelite dhe flotiljes turke Gaza qershorin e shkuar i vuri vulen nderprerjes perfundimtare te cdo plani te ndersjelle mes dy qeverive. Jo vetem kaq Marredheniet u acaruan aq shume sa u hipotizuan edhe skenare agresive mes dy vendeve fuqia ushtarake e te cilave ne mos e barasvlefshme eshte e perafrueshme. Te njejten politike ndoqi edhe Greqia por rivaliteti egjean mes Athines dhe Ankarase beri qe e para te zhvate financimet e se dytes. Qeveria helene historikisht eshte radhitur ne pozita pro-arabe qendrim i mbeshtetur ky edhe nga opinioni publik grek. Por qe prej 2008-s vihet re nje afrueshmeri me Izraelin fakt i pagezuar edhe nga shkembimi i vizitave qe Netanjahu dhe Papandreu i bene njeri-tjetrit gjate veres hera e pare ne histori e marredhenieve mes dy vendeve.

Megjithese humbja e nje aleati si Turqia eshte nje dem per interesat izraelite ndash pozita rajonale e Turqise fqinjesia e saj me Iranin dhe Sirine kurorezoi edhe nje dekade te ngushte bashkepunimi mes inteligjencave ushtarake te dy vendeve ndash Greqia duket me e fituara ne kete mes. Pervec faktit qe pakti i ri ushtarak zbardh skenare te rinj dhe te rendesishem ne te gjithe gjeopolitiken e Mesdheut lindor ai krijon edhe premisa per zhvillime pertej ushtarake. Izraeli nuk e fsheh nevojshmerine per te gjetur aleate te rinj dhe Greqia po ashtu tregon hapur interesin e saj per financime cfaredolloj qofshin ato. Ka dy vjet qe shtypi izraelit komenton nevojshmerine e nje aleance me Greqine. Ne perballjen e tij me Iranin Izraeli po eksperimenton disa hipoteza ushtarake nepermjet te cilave Jerusalemi kerkon te vendose strategjite mbrojtese. Mesa duket skenari mesdhetar eshte me i pranueshmi dhe ekspertet ushtarake greke e kane kuptuar kete fakt. Por analistet e BBC-se teorizojne se stervitje te tilla ushtarake politikisht krijojne terren edhe per bashkepunim ne fushen e energjise. Mendohet se nje dite gazi natyror izraelit i shumekerkuar nga tregjet perendimore do te percillet ne Europe nepermjet nje kanali qe kalon pikerisht nga Greqia. Fitore e dyfishte per shtetin helen i cili tashme ka fituar edhe kalimin e rusit South Stream qe do percjelle gazin nga deti Kaspik. Nuk ka nevoje te shtojme se Greqia ka thithur edhe gjithe turizmin izraelit i cili si shume vende te Lindjes se Mesme drejtohet nepermjet politikave shteterore.

Sigurisht qe Greqia nuk e permbush teresisht humbjen e Turqise. Por sic e permendem Izraeli kerkonte aleate mundesisht brenda vendeve te NATO-s. Fakti qe Athina u pergjigj pozitivisht tregon se strategjikisht dhe ekonomikisht qeveria greke ka ditur te thithe ato financime ne te holla qe Izraeli detyrimisht paguan per te shfrytezuar hapesiren ajrore te saj. Por pervec interesit banal monetar ndash banal i bie fjala ndash Greqia kerkon te perfitoje edhe ne dy fusha te tjera rinovimi teknologjik dhe perhapja e ndikimit te saj tregtar ne Lindjen e Mesme. Per te dyja keto fusha Jerusalemi eshte partneri ideal. Gjithashtu diplomacia greke e ka justifikuar levizjen e saj ne baze te interesit gjithe-europian duke qene se politika e BE-se ndaj Iranit eshte plotesisht ne kundershtim me ate turken. Natyrisht te ndihmosh Izraelin ne kete kuptim eshte nje pretekst me teper per te luajtur rolin e stabilizuesit. Dhe sic Jerusalemi ka nevoje per aleate Athina ka nevoje per vemendje dhe besueshmeri. Keto sjellin fare mire financimet dhe rimekembjen nga kriza ekonomike.

Keto nuk jane arsye veprimi per diplomacine e Tiranes por mund te perbejne arsye reflektimi. Hyrja emerore ne nje pakt ushtarak si NATO-ja nuk eshte kusht i mjaftueshem per te nderprere cfaredolloj perhapjeje te re politike dhe strategjike. Sic mund te vihet re Shqiperia eshte perjashtuar krejtesisht nga hartat energjetike rajonale nderkohe qe Korridori VIII ka humbur ne zyrat burokratike te Brukselit. Nuk mund te leme pa permendur nderlidhjen thelbesore qe kane politikat e jashtme me ato te sigurise nderkohe qe keto te fundit sigurisht nuk perfundojne me ngritjen e flamurit atlantik ne Ministrine e Mbrojtjes shqiptare. Te pakten ne kete menyre Forcat tona te Armatosura nuk do lengonin ne disa stervitje sporadike te cilave duket se u jep me rendesi TVSH-ja se sa aleatet e NATO-s. Diplomacia partiake e Tiranes ndash qe nga shefi i dikasterit e deri te konsujt ndash ne menyre te trishte duhet te mesojne nga arti i heleneve per te ngritur koken edhe kur bien ende ere krize ekonomike. Sigurisht Shqiperia nuk mund ta zevendesonte partneritetin qe Greqia i ofron Izraelit por fakti qe ne kemi hapesira ajrore te pambrojtura nga aviacioni jone inkezistent ndash aq sa vijne e i patrullojne trupat italiane e greke ndash mund te shfrytezohet. Por e vetmja gje qe arrin te thithi administrata jone diplomatike eshte cmontimi i plehrave nderkaq qe cmontime te tjera para hyrjes ne NATO i kane dhene dramatikisht rezultatet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›