E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita me e bukur e Shqiperise financiare

Data 28 tetor do te mbahet mend nga shqiptaret akoma dhe me shume nga ekonomistet shqiptare. Eumlshte dita e futjes se suksesshme te vendit tone ne tregjet e kapitaleve boterore. Me ndihmen e dy kompanive tejet te rendesishme te transaksioneve gjigante financiare te planetit shitem eurobondin tone te pare me vlere 300 milione euro per vetem 7.5 per qind interes. Mali i Zi nje vend dhe ekonomi me vite e pranishme ne tregjet e kapitalit shiti eurobonde dy jave me pare me interes 7.9 per qind. Kete sukses nuk kemi pse tua dedikojme dy kompanive qe sherbyen si seksere per letren tone me vlere. Vlera e vertete e kesaj letre nuk ishte se kush e shiti por cfare perfaqesonte. Dhe eurobondi shqiptar perfaqeson nje ekonomi qe ne vitin me te rende te 145 ekonomive te planetit vitin 2009 u rrit me 3.3 per qind ne kohen kur e gjithe Evropa dhe vendet e 27-shes se BE-se pesuan nje renie ekonomike mesatare 4.2 per qind. Nje perqindje e ulet me te cilen bota financiare kompanite e medha eksperte te fushes te japin hua shitja e eurobondeve kete nenkupton eshte vertetim i padiskutueshem i besimit qe ato kane ne ekonomine e vendit tone dhe performancen e saj te ardhshme. Nese kompanite do te kishin dyshime te forta mosbesimi do ta kishte ngritur perqindjen e interesit te pakten me dy pike ne 9.5 per qind duke e bere praktikisht te pashitshem eurobondin tone. Nga ana tjeter eurobondi u shit edhe nen tavanin e miratuar me ligj te Parlamentit tone i cili ishte 8.5 per qind. Si te thuash ankandi ka filluar me kete shifer interesi Ligji yne i Parlamentit eshte njohur boterisht dhe te gjitha kompanite pjesemarrese e kane ditur kete por pjesemarrja e shume prej tyre dhe interesi per ta blere prerjen tone te eurobondit ka bere qe interesi te bjere me 1 per qind. Kjo renie i ka kursyer buxhetit te shtetit tone pagesen e interesave me me pak se 7 milione euro cdo vit. Nuk eshte pak po te mendojme se maturimi i kesaj huaje mund te shkoje nga 5-10 vite. Kjo nga ana tjeter vertetoi ate qe televizioni i njohur boteror per ekonomine lsquoBloomberg theksoi pikerisht dje ne analizen e tij per emetimin tone te pare se ...ekonomia e Shqiperise eshte shume here me e fuqishme dhe me performante nga sa e vleresojne tregjet e kapitalit. Praktikisht me kete sukses Shqiperia sfidoi dhe parashikimet me optimiste te kompanive vleresuese si Moodys apo StandardampPoors te cilat i jepnin interesit per eurobondin tone 8 per qind e lart. Tani pritet qe ne tregun dytesor eurobondi yne te shitet dhe blihet normalisht duke rritur vleren e tij dhe duke theksuar edhe me shume natyren premtuese te ekonomise shqiptare. Ky aktivitet qe e shpresojme mirefilli te jete i ethshem si dhe rezultatet e nje rritjeje ekonomike te pakten 5 per qind per kete vit do ti krijojne mundesine qeverise sone qe ne fillim te vitit 2011 te dale serish ne tregjet e kapitalit duke synuar shitjen e eurobondit te dyte me nje perqindje edhe me te vogel nga kjo qe sapo arritem. Me 300 milione eurot qe sapo morem praktikisht vrasim dy zogj. Se pari heqim qafe kredine e shtrenjte sindikale prej 192 milione eurosh qe ishim detyruar te merrnim ne vitin e veshtire 2009. Se dyti mund te perdorim pjesen qe mbetet per investimet publike kapitale ne ekonomine shqiptare per keto dy muaj te ketij viti dhe per vitin tjeter. Eumlshte pa dyshim nje gur kilometrik i financave publike shqiptare. Dhe jo vetem i atyre. Duke sjelle keto qindra miliona euro ne vend ulet presioni mbi kredine ne euro. Vete euro ne tregun tone te kembimit mund te ulet disi dhe kjo lehteson te gjithe ata qytetare dhe biznese shqiptare qe i kane marre kredite ne euro dhe qe i shlyejne me te ardhura me leke te punes apo biznesit. Shitje me te mbare te eurobondit tone te pare realisht nuk mund te kishim shpresuar. Ja perse 28 tetori 2010 eshte dita me e bukur e Shqiperise financiare.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›