DOBISHMRIA E KRIZS
Shqiptimi i fjales krize percillet emocionalisht. Shpesh ne formen e katrahures dhe fatalitetit te bezdisshem. Ose si nje ardhmeri apokaliptike. Keshtu miti i krizes i cdo lloj krize i shqeteson te gjithe si nje kulture traumatike e skajshme. Ngaterrohet kostoja e krizes me ekzistencialitetin e saj forma me permbajtjen spektakli me kuptimshmerine domosdoshmeria me rastesine. Ne fakt nuk eshte aspak keshtu. Kriza filozofikisht eshte nje modus operandi i vete historise njerezore ekonomise politikes artit kultures i materies dhe ideve. Eumlshte keshtu forma kontradiktore e zhvillimit historik. Nje histori sterile puriste e imunizuar nga kriza nuk ekziston dhe nuk mund te ekzistoje. Historia eshte plot shembelltyra domethenese. Kriza e Perandorise Romake e globalizmit perandorak antik qe krishterimi i hershem. Per kater shekuj perandoret e Romes nuk e kuptuan e shperfillen e anatemuan me perndjekje te llahtarshme por ne fund te fundit pa kuptim me mungese te plote te perspektives derisa Konstandini i Madh arriti ta kuptoje ate qe paraardhesit nuk e kuptonin dhe nuk donin idiotisht ta kuptonin. Legalizimi i krishterimit prej tij eshte nje nga aktet politike me te rendesishme te te gjitha koherave. Kriza fetare e vete krishterimit ne shekullin XVI luterizmi kalvinizmi dhe sidomos laicizmi coi ne krijimin e fuqishem te kapitalizmit te botekuptimit juridik dhe te shkaterrimit te globalizmit teologjik te sistemit feudal.
Per gati 70 vjet shtetet e quajtura socialiste me pretendimin absurd universalist pra te globalizmit ideologjik komunist e mohonin ekzistencen e krizes kishin alergji per te bene alimbikime te propagandes te politizimit dhe ideologjizimit fundamental eksperimentimin e shtetezimit totalitar te gjithckaje kufizimin drastik normativ te te drejtave te njeriut te individit te pluralizmit te ideve por kjo krize i rrenoi ne menyren me te paparashikueshme. Mesazhi i ketyre shembelltyrave eshte i qarte. Kjo na ben te artikulojme idene e dobishmerise se krizes ne nje kuptim te pergjithesuar pa harruar asnjehere kostot e medha dhe shperdoruese.
Ne Shqiperi totalitarizmi i skajshem stalinist e mohoi krizen e sistemit me ane te nje retorike artificiale dhe te viktimizimit mizor te kundershtareve derisa u kuptua se pikerisht kjo krize qe instrumenti historik shpetimtar. Kriza e tranzicionit te tejzgjatur tregon vec te tjerave moskuptimshmerine e krizes nga politikanet qe zoterojne teatrin publik dhe politik. Shume me teper se sa loja egoistike delirante pa asnje princip midis kundershtareve dhe partive ne realitetin shqiptar ka vepruar moskuptimi shkencor alternativ i krizes qe eshte shume me e plotfuqishme dhe autoritare nga autoritarizmi subjektivist i kryetareve partiake dhe i shnderron ata shpesh ne kukulla kartoni me iluzione dhe me mbarimin e mandateve i harron i margjinalizon i shfuqizon i tejkalon. Kjo vjen nga mungesa e vizionit te politikanit te vertete nga dificensa e personalitetit mendor dhe kulturor pra e mediokritetit te pompuar mediatikisht por qe nuk e kapercen fatalisht vetveten. Paradoksi i tyre eshte paradoksi midis subjektivitetit pa nivel ne raport me objektivitetin e nderlikuar qe kerkon nje optike shkencore. Kriza gati apokaliptike e 1997-s e verteton kete paradoks. Konceptimi i partive politike si organizata klanore te mbyllura gati te privatizuara eshte kriza e pamohueshme dot krize konceptuale qe mohon idene e partive te hapura dhe ne substance demokratike. Kriza e kultizimit te lidereve mesianike kundershton perkohesisht plotfuqishmerine e vete institucioneve si nje progres perhere konceptual. Por kriza nuk zhduket dot. Kriza e sotme politike eshte nje trashegimi retrogradesh qe duhej te ishin kapercyer patjeter. E vecanta e kesaj krize eshte tipologji e moskuptimit te politikes se vertete. Utilitarizmi i bazuar mbi politiken koniunkturaliste te aleancave gati personale te lidereve nga siper aleanca interesash ekstra-politike ka bere qe brishtesia politike te jete plot te papritura per vete protagonistet aktuale. Kriza parlamentare eshte edhe kriza e saktesise autentike te perfaqesimit politik dhe e vullnetit te elektorateve. Subjektivizmi i vendimmarrjes administrative dhe arbitrariteti i pushtetit nuk eshte mbijetese e pushtetareve aktuale por kriza e tyre sidomos e konceptualitetit pra ne substance nje bumerang i pashmangshem. E demistifikuar realja eshte e hapur megjithate ndaj te gjitha mistifikimeve mes te cilave mund te radhiten fshehja e tensioneve mes vlerave dhe antivlerave montazhi i iluzioneve ka shkruar qetesisht dhe pakundershtueshem Max Veberi. Ndryshimi pozitiv do te ishte rikthimi i hegjemonise intelektuale i seriozitetit maksimal shkencor dhe vizionar te politikes i personaliteteve te verteta dhe jo personaliteteve te fabrikuara mjerueshem. Gjate ketyre 20 vjeteve jane me qindra deputete ministra ose te ashtuquajtur politikane qe mbas mandatimit te perkohshem jane krejtesisht anonime dhe te harruar sic e meritojne. Kriza politike shqiptare eshte kriza ne emer te zhvillimit si ndryshim konceptual dhe politik per te gjitha partite dhe protagonistet. Pushteti i sotem e ka humbur betejen konceptuale gje qe eshte shume me e rendesishme se sa beteja e numrave ne Parlament. Ky eshte thelbi gjithe te tjerat jane te dores se dyte. Perspektiva e opozites eshte veprimi bumerang i krizes se pakuptuar ose te keqkuptuar pra si domethenie e aspiruar per ndryshim e ritheksoj konceptual. Po nuk qe ndryshimi konceptual atehere do te kemi vetem rutine perseritese te rotacionit kushtetues formal pra nje forme gjithashtu te mbijeteses se fshehte te krizes nje tjeter lloj pakuptimshmerie.
Dobishmeria e krizes na ndihmon te zhvishemi nga deliret provinciale qe jane nje forme e paditurise ose e diturise siperfaqesore e amalgamave te nocioneve dhe te veprimeve thjesht personale. Duhet theksuar objektivisht se kriza nuk ka karakter vetor por pavetor se gjoja kriza i takon vetem nje partie dhe partia tjeter eshte e imunizuar sepse optika manikeiste ne politike eshte absolutisht absurde praktikisht e pavlefshme. Ardhja ne pushtet e opozites gje qe eshte e pashmangshme shtron para saj konceptimin shkencor te partneritetit te opozites qe qe para saj ne pushtet. Shkalla e emancipimit te nje partie politike eshte e kushtezuar pikerisht nga emancipimi paralel i partise konkurruese pavaresisht retorikave kundershtuese apo statusit te alternimit ne opozite apo ne qeverisje. Nuk ka dhe nuk mund te kete vetem nje qeverisje te partise qe realizon shumicen ne pushtetin qendror administrativ sepse opozita ka nje peshe te pashmangshme dhe te patjetersueshme te pushtetit vendor kjo do te thote se pushteti eshte gjithmone i perbashket. Pra edhe pergjegjesite historike te perbashketa. Por arritja te kjo optike eshte rruga e veshtire dhe e komplikuar e njohjes per te gjithe dhe secilin. Personalizimi i te kuptuarit te krizes politike do te thote te mos ta kuptosh ne substance dobishmerine e krizes pra ta zgjatesh artificialisht dhe subjektivisht negativitetin shoqerues dhe kostot e saj shpesh te dhimbshme e te marrezishme. Kjo nuk eshte nje gje e lehte as nuk behet me formula alkimike politike dhe per me teper nuk behet vertikalisht nga siper pa dimensionin horizontal te shoqerise nga poshte. Kjo nuk duhet harruar asnjehere. Sepse kriza eshte e kunderta e harreses vete kriza nuk harron ajo vepron pavaresisht sloganeve reklamimit mediatik te programeve apo karizmave. Duke qene e perjetshme kriza eshte indiferente ndaj te perkohshmes. Mesojeni kete o politikane
Historia e ideve thote filozofi Rene Raymond nuk rregullohet vetem dhe kryesisht permes determinizmash te jashtem nese ajo nuk u ben jehone kerkesave te kohes. Shpesh e verteta shkencore eshte share dhe peshtyre por ajo ruan gjithmone aspektin autonom pavaresisht ngjarjeve sukseseve dhe disfatave. Pushtetet politike jane te perkohshme autonomia e krizes si histori ne levizje pavaresisht emrave te politikaneve te te gjithe ngjyrave dhe epokave te sistemeve ideologjive te utilitarizmave iluzioneve utopike te autoritarizmave virtuale primitive ose edhe kinse moderne eshte e perjetshme pra eshte vete procesi krijues sekreti i madh i historise i qyteterimeve dhe emancipimit njerezor.