Julian Assange Si e sfidoj Pentagonin dhe bankat ne emer te betejes per te verteten
Julian Assange jeton ne nje univers sekretesh dhe nuk kishte si te mos ishte i fshehte edhe takimi me te me njeriun qe eshte shnderruar ne armikun e madh te Pentagonit te shumepushtetshem.
Njeriu qe ka themeluar nje sajt interneti ne dhjetor te vitit 2006 eshte edhe zhgjendrra me e madhe e bankave te medha shoqerive shumekombeshe dhe qeverive.
Kam lexuar nje titull sipas te cilit keni thene kete fraze Jam nje gazetar militant. Eumlshte e vertete
Une jam nje botues. Dhe ne kete pozicion njeherazi jam edhe drejtor dhe zedhenes i publikimit tone. Me gazetarine kam filluar lidhjet e para qe kur kam qene 25 vjec kur mora pjese ne nje shkrim per librin Underground dhe aktualisht duke e pasur parasysh situaten e gazetarise ne keto kohe pafuqishmerine e ketij profesioni do te ndihesha i ofenduar qe te quhesha gazetar.
Po perse
Per abuzimet e gazetarise.
Per cilat abuzime e keni fjalen
Abuzimi me i madh eshte menyra se si gazetaret e rrefejne apo me mire e raportojne luften. Jane ata gazetare qe behen bashkepergjegjes te luftes gazetare qe nuk bejne pyetje qe heqin dore nga e drejta e tyre dhe integriteti personal per tu shnderruar ne zedhenes te burimeve zyrtare qeveritare.
Cili eshte ne kete moment armiku juaj me i madh
Nga kendveshtrimi i forcave qe jane impenjuar per te na penguar do te thosha qe armiku me i madh per mua eshte ushtria e Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
Cilet jane armiqte tuaj te tjere
Bankat. Pjesa me e madhe e sulmeve te ligjshme qe kemi marre vjen nga bankat. Jemi sulmuar edhe nga Kina kur publikuam nje material qe kritikonte aktivitete te ndryshme te qeverise se Pekinit. Jemi sulmuar edhe nga kulte sekte qe kryejne abuzime te tilla si Kisha e Shkencologjise mormonet....
Keta armiq ju bejne qe te keni frike per jeten tuaj
Disa syresh si per shembull Daniel El-Isberg njeriu qe ne vitin 1971 zbuloi dokumentet e Pentagonit ne lidhje me luften ne Vietnam. Ai kembengul qe jeta ime eshte ne rrezik.
Po ju vete cfare mendoni
Mendoj qe rreziku gjithmone ekziston i vogel gjithsesi po jo i pajustifikueshem. Ka nje rrezik shume serioz ne lidhje me arrestimin dhe procedimin tim. Jane duke u perpjekur qe te montojne nje skenar spiunazhi kunder meje dhe anetareve te tjere te organizates.
Vendimi juaj per te publikuar emrat e informatoreve afgane kur bete publike dokumentet per Afganistanin beri shume buje... Mendoni se keni bere nje gabim ne kete rast
Duke publikuar 76 mije dokumentet e rezervuar nder 90 mije qe kishim ne teresi e dinim qe kishte shume gjera per tu diskutuar. Ato dokumente rrefyen daten oren vendin dhe rrethanat e vdekjes se 20 mije vetave. Gjate dy muajve qe pasuan publikimin e atyre materialeve me sa dime ne asnje civil afgan nuk eshte demtuar nga publikimi i tyre.
Alan Rusbridger drejtori i gazetes The Guardian thote se media tradicionale e ka braktisur gazetarine investigative sepse eshte shume e kushtueshme dhe nuk eshte shume seksi. Jeni dakord me nje gje te tille
Po. Gazetaret e kane braktisur teresisht gazetarine investigative. Kjo eshte e sigurt. Cmimi qe ti paguan per nje gje te tille eshte i shtrenjte te krijon armiq te detyron qe te shpenzosh shume para per beteja ligjore. Une mendoj se njerezit e duan gazetarine investigative sigurisht jo te gjithe por kostoja per fjale e kesaj gazetarie krahasuar me zhanret e tjera te gazetarise eshte shume me e larte.
A mund te ndryshojne gjerat Evolucioni dixhital dhe iniciativa te tilla si ajo e Wikileaks a mund te prodhojne ne te tashmen dhe ne te ardhmen gazetare te pavarur
Mund te shkojme ne dy drejtime. Ndoshta do te arrinim ne nje sistem me nje kontroll me te madh gjyqesor dhe marreveshje nderkombetare ose ndoshta do te shkonim drejt nje standardi te ri ku njerezit presin nje informacion me agresiv ndaj pushtetit.
A jeni optimist
Jemi aktualisht ne nje udhekryq jo vetem per gazetarine. Per kete arsye eshte shume interesante qe te jesh pjese e nje projekti gazetaresk te permasave te medha si Wikileaks. Me veprimet tona te perditshme jemi duke percaktuar fatin e mediave nderkombetare per sa i takon viteve te ardhshem.