Berisha: Qeveria, masa te shpejta per termetin
Fatjona Mejdini
Qeveria do te nderhyje ne menyre energjike dhe te shpejte per te riparuar te gjitha demet qe shkaktoi termeti i rene ne rrethin e Peshkopise. Ky ishte premtimi qe beri kryeministri Berisha gjate nje vizite mesditen e djeshme ne fshatin Gjorice te Peshkopise, ku ka qene edhe epiqendra e termetit te djeshem. Por Berisha gjithashtu theksoi se ne kete rast, ishte e nevojshme te falenderohej Zoti, per faktin se termeti i fuqishem nuk shkaktoi viktima. "Te falenderojme Zotin qe nuk ka pasur deme ne njerez, pasi kjo do te kishte qene shume me e rende per ne", ju drejtua kryeministri banoreve. "Fatmiresisht nuk kemi te lenduar, ndersa demet bashkerisht do t'i zhdukim sa me shpejt", tha kryeministri.
Berisha deklaroi se e kishte ndjekur situaten hap pas hapi dhe kishte udhezuar autoritetet pergjegjese per t'ju gjendur prane qytetareve ne lidhje me termetin. "Ne do te bejme gjithcka per te normalizuar jeten e atyre qytetareve, qe e kane te pamundur te banojne ne shtepite e tyre dhe te te tjereve dhe do te ndermarrim veprime te shpejta per rindertimin e kopshteve, shkolla, qe mund te jene te demtuara dhe qe jane te paperdorshme", premtoi Berisha, gjate takimit me banoret e kesaj zone. Sipas Berishes, qytetaret te cilet i kane banesat e pabanueshme, apo te rrezikuara do te sistemohen kundrejt qirave. Por ne rast se kjo zgjidhje nuk eshte e mundur atehere, qeveria do te ndertoje nje kamp me cadra ku do te akomodohen banoret dhe aty do t'i ofrohen te gjitha lehtesirat e nevojshme. "Ushtria do te ndihmoje ne ngritjen e ketyre kampeve dhe nderhyrjet do te jene energjike", nenvizoi Berisha. Po keshtu ai theksoi se do te merren masa edhe per sistemin e femijeve ne shkolle dhe do te siguroheshin rezerva ushqimore per kete zone te prekur nga termeti. Por kryeministri, theksoi se cdo mase do te behej kundrejt nje vleresimi objektiv dhe te drejte te situates. "Ndihma do te behet mbi bazen e nje vleresimi objektiv dhe ne kete kontekst, vleresimi juaj paraprak eshte i domosdoshem, por ky vleresim do t'u nenshtrohet pastaj shqyrtimit nga ekspertet vleresues, sic veprohet ne cdo rast", iu drejtua kryeministri forcave te Emergjences dhe autoriteteve vendore. Ai gjeti edhe rastin t'i pershendeste per punen e mire qe kishin bere ne perballimin e kesaj situate.