E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj: Topi duhet ta dije, ne opozite bashkepunuese

Deputetja socialiste, njeheresh ish-kryetare e grupit parlamentar te PS ne shumicen e legjislature se kaluar, ne nje interviste per "BBC", tha se vendimi per bojkot te Parlamentit, ka qene i detyruar per shkak te masakres se 28 qershorit. Por, njeheresh ajo shprehet se marredheniet e socialisteve me Kuvendin, do te jene te kushtezuara, ne varesi te kushteve qe do te realizoje mazhoranca. "Kushti i pare ka te beje me zbardhjen e se vertetes te asaj masakre qe ka ndodhur ne zgjedhjet e 28 qershorit", ka nenvizuar Leskaj ne interviste. Teksa ka kerkuar nga mazhoranca qe te mundesoje te gjithe instrumentin ligjore per hetimin parlamentar te pakushtezuar te ketyre shkeljeve. Duke permendur presionin ndaj administrates, perdorimin e makines se shtetit per fushate, lirimin e te burgosurve dhe manipulimet te tjera, Leskaj e quan rezultatin te deformuar dhe kete Parlament ilegjitim. Nderkohe qe ne lidhje me thirrjen e Topit per te hyre ne Kuvend, Leskaj eshte shprehur se Presidenti i Republikes duhet t'a dije, se ka qene pjese e procesit, qe kjo opozite ka treguar pergjegjshmeri shume te larte, ka qene nje opozite shume konstruktive, ofruese, jo refuzuese ne 4 vitet e opozitarizmit te saj, c'ka do te thote qe ka dhene nje kontribut shume te madh ne te gjitha proceset integruese. Ne kete kendveshtrim, Leskaj ka permendur mbeshtetjen per anetaresimin ne NATO dhe integrimin ne BE. "Te jesh anetar i NATO-s kushti i pare dhe kryesor eshte demokracia funksionale dhe kushti baze per nje demokraci funksionale jane zgjedhjet me standarde demokratike. Nuk ka kush te me thote sot qe keto zgjedhje kane qene me standarde demokratike", deklaroi Leskaj. Ajo nuk ka munguar t'i pergjigjet dhe akuzave te Metes, duke nenvizuar faktin se ai ka qene kryeminister dhe e di pergjegjesine e qeverise per zgjedhjet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›