E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Do kerkoj nga Qeveria kompensimin e shpejte

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, shprehu dje keqardhjen e thelle per lendimet ne njerez dhe demet materiale te pesuara nga termeti, ne menyre te vecante ne Qarkun e Dibres. Gjithashtu, ai shprehu solidaritetin e tij dhe te Levizjes Socialiste per Integrim, per te gjithe te demtuarit. Njekohesisht ai inkurajoi Qeverine dhe pushtetin vendor, si dhe njesite e emergjences per te kompensuar sa me shpejt keto deme dhe per te rivendosur normalitetin kudo. Si pjese e koalicionit qeverises dhe pozicionit qe do te mbaje ne Qeverine e re, si zevendeskryeminister i vendit, Ilir Meta njoftoi gjate prononcimit per mediat se per kete rast do kerkoje nga Qeveria marrjen e te gjitha masave efikase ne menyre qe keto deme te kompensohen sa me shpejte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›