E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akrepat shkojnë një orë para

Nga Express më 26 mars 2011 në ora 20:05

Nga nesër, 27 mars, fillon llogaritja verore e kohës, me zhvendosjen e akrepave të orës prej 02.00 në ora 03.00, në natën mes të shtunës dhe të dielës. Në këmbim të kësaj do të kemi një orë gjumë më pak dhe një orë dritë më shumë.

Koha verore do të vlejë deri në javën e fundit të tetorit. I pari që hodhi teorinë e ndryshimit të orës ishte Benjamin Franklin për të shfrytëzuar më shumë dritën e diellit, për kursim energjie.

Llogaritja verore e kohës për herë të parë është vendosur në vitin 1983, ndërsa qëllimi i ndryshimi të kohës kryesisht është kursimi i energjisë elektrike. Islanda është vendi i vetëm evropian që nuk e ndryshon matjen e kohës.

Kalimi në kohën verore dhe dimërore për herë të parë është shënuar në vitin 1916, në vendet e Evropës veriore, ndërsa deri më tash ajo është vendosur në 70 shtete me qëllim të kursimit të energjisë elektrike.

Në SHBA dhe Kanada këtë vit koha verore ka nisur dy javë më herët se sa në Evropë, më 14 mars. Në Meksikë do të fillojë më 4 prill, në Iran më 22 mars, Jordan, Siri, Izrael më 26 mars, Liban, Azerbajxhan dhe Armeni nis në të njëjtën kohë sikurse në Evropë, në Bangladesh më 31 mars, ndërsa në Pakistan më 15 prill.

Në hemisferën jugore gjatë marsit dhe prillit përfundon llogaritja e kohës verore dhe nis llogaritja e kohës dimërore.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›