E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akrobacite jopolitike te PS-se per te sulmuar maxhorancen

09-12-2010 / Redaksionale

Niveli i ujit ne zonat e permbytura ne qarkun e Shkodres ne dy dite shenoi perseri ulje duke dhene shpresat e nje permiresimi edhe me te madh ne ditet ne vazhdim nderkohe qe strukturat e shtabit te emergjences vazhdojne operacionet. Pasi per zonat e Shkodres qe keto dite ndodhen nen uje mjaftojne dhe pak ore shi qe te rendojne gjendjen kritike ku ndodhen banoret aktualisht. Reshjet e shiut qe gjate dites se sotme priten te jene me intensitet do te vijojne dhe ne zonat te tjera te vendit nderkohe qe sipas agjencive me prestigjioze te parashikimit te motit ne mbare kontinentin te premten vjen acari.
Parashikimi i motit nuk eshte aspak optimist per ditet qe vijne. Parashikimet e dhjetorit te vitit 2010 mbeten nje shqetesim akoma me i madh pasi sipas specialisteve reshjet e shiut do te jene mbi normen mujore.
Per ti bere balle kesaj emergjence civile dhe natyrore shteti eshte treguar ne lartesine e duhur. Te gjitha strukturat qendrore dhe vendore kane pasur nje gatishmeri te larte profesionale. Ne operacionet humanitare jane perfshire me shume se 800 forca te ushtrise shqiptare nderkohe qe helikopteret ushtarake kane kryer dje me shume se 240 misione fluturimi drejt zones se permbytur. Vazhdon evakuimi i popullates nga zonat e permbytura autoritetet po pergatiten per nje operacion me te gjere per shperndarjen e ushqimeve operacion qe pritet te veshtiresohet me kalimin e diteve jo vetem per shkak te numrit te madh te personave te larguar nga zonat me te rrezikuara por edhe te qindra te tjereve qe nuk pranojne te largohen nga shtepite e tyre.
Sidoqofte ne kontrast te ketij operacioni shpetues dhe sistemues te qeverise dhe Shtetit ka ndoca persona qe perpiqet te kapitalizojne kredibilitet politik ne saje te fatkeqesive natyrore. Eumlshte Partia socialiste e Edvin Rames qe synon te perfitoje sa me shume nga drama e permbytjeve. Arma propagandistike e Rames i meshon faktit se keto permbytje nuk jane natyrore porse eshte faji i kryeministrit Berisha. Per kryesocialistin permbytjet shprehin qarte momentin e ballafaqimit me falimentimin e shtetit dhe e nje politike te vjeter dhe te mbrapshte qe sipas tij ka arritur kulmin e fuqise se saj shkaterruese. Ndonese Rama harron me dashje politizimi i fatkeqesise natyrore a njerezore qe po kalojne qytetaret shqiptare ne keto momente eshte aq i pa vend sa te le pa mend. Nese kreu i PS-se eshte i aq i interesuar dhe i shqetesuar per te gjetur fajtore a pergjegjesi per terbimin e natyres ka te gjitha mundesite ligjore e kushtetuese per te krijuar nje komision hetimor parlamentar per menaxhimin e Emergjencat Civile. Te gjitha pastaj mbeten ne kuader te propagandes se dites per te perfituar sa me shume kapital politik nga etiketimi si te paafte te atyre qe realisht punojne. Pasi te gjithe jane te afte te ulur ne nje karrige dhe me kalorifer prapa shpine per te leshuar akuza per pergjegjesi kolektive. Eumlshte e thjeshte te jesh ne pozitat e nje qe kritikon. Porse ma e veshtire megjithate mbetet kur solidarizon me qytetaret dhe ndan vuajtjen me ta.
Afermendsh pastaj keqperdorimi i ulet me emergjencave civile per te mbuluar emergjencat e brendshme politike eshte prezent ne sjelljen e pahijshme te opozites se bashkuar. Duket sikur emergjenca per kutite e votimit eshte me e rendesishme sesa emergjenca civile ne veri-perendim te vendit me plot 14 mije te evakuuar.
Mirepo te vetmin Shtab Emergjencash qe mbledh Edvin Rama eshte me shume se Grupi Parlamentar Socialist eshte shtabi i tij elektoral ku jep propozime te ores se fundit kane per qellim parak rikthimi per diskutim dhe arnimin subjektiv te buxhetit pasi beson se i forcuar nga emergjenca civile ne Veri-Perendim te vendit dhe shtysa morale e drames natyrore mund te perfitoje sa me shume politikisht. Dhe me sa kuptohet nga nje observim i thjeshte propozimet e bera u dashka te shtohen njerez administrata kur FMN-ja kerkon te kunderten se nuk mjaftojne gjithe ato shkencetare dhe specialiste qe jane te punesuar. Oferta e Partise Socialiste eshte thjesht politike sa per te lare gojen per alternative dhe pa studim kostosh. Oferta nuk ishte serioze edhe sepse ishte politikisht jorealiste. Cdo te thote te rishikim buxheti qe te gjitha parate e investimeve te vitit te ardhshem ti kalojme per zonat e permbytura Ne situata te tilla te emergjencave civile jo vetem maxhoranca e cila ka pergjegjesine e plote morale dhe materiale per te nderhyre dhe lehtesuar keto fenomene por edhe opozita lypset te mbaje nje qendrim moral qe te reflektoje vlera njerezore dhe kompetence profesionale.
Sakaq kryebashkiaku i Tiranes Edi Rama do bente me mire te zbatonte keto propozime ose kerkesa per te stabilizuar mos-permbytjet ne dy tre lagje te Tiranes dhe pastaj te jape mend per Shqiperine.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›