Rrëmujaxhinjtë, më kreativë dhe më të zhdërvjellët
Jeni turpëruar ndonjëherë për rrëmujën që mund të jetë krijuar brenda raftit tuaj, apo mbi tavolinën e studimit? Mos u shqetësoni: kjo ankesë është e përbashkët për të gjithë rrëmujaxhinjtë. Nëse do të kërkonim avantazhet e rrëmujës, do të ishte e vështirë të nxirrnim diçka të re, ndërsa anët më të njohura janë anët pozitive të rrëmujës. Kush i ka studiuar me kujdes thotë se rrëmuja favorizon shkathtësinë, krijimtarinë dhe fuqinë, edhe pse kursen kohën dhe paratë. Rrëmuja nuk është gjithmonë më e mira e rregullit, por në çdolloj situate ekziston një tip i veçantë rrëmujaxhiu që rrit efikasitetin.
Janë kryer shumë pak studime mbi rrëmujën. Eksperti më i madh i këtij argumenti është Eric Abrahamson, dekan menaxhimi në “Columbia Business School”, në Nju Jork. Abrahamson ka kryer një studim mbi 160 njujorkezë: dy në tri veta ndihen fajtorë, ose u vinte turp nga rrëmuja që kishin krijuar dhe më shumë se gjysma mendonin më të keqen për ata që janë rrëmujaxhinj.
Paul Harris, dekan psikologjie në një universitet të Floridës, u ka kërkuar studentëve të tij të shkruajnë se si i imagjinonin pronarët e dy apartamenteve: njëri “i mbipopulluar nga gazetat, revistat dhe rrobat e palara”, ndërsa tjetri “i lirë, i pastër, me revista dhe gazeta të sistemuara me shije”. Studentët i kanë përcaktuar rrëmujaxhinjtë si “të dështuar, të paorganizuar, joefikasë, të papërgjegjshëm, liberalë, informalë, impulsivë, të dashur, të qetë, dashnorë të qejfit dhe me një sens të mirë humori”, ndërsa njerëzit e rregullt si “kompetentë, të organizuar, efikasë, të përgjegjshëm, punëtorë, të qetë, konservatorë, të kujdesshëm, formalë, të disiplinuar, që i bëjnë gjërat në mënyrën e tyre, të rezervuar, të kthjellët dhe pa sens humori”. Një vizion shumë i shpërndarë, në bazë të së cilit qyteti i vogël i Bradford, për shembull, ka shkarkuar nga detyra shefin e policisë lokale, sepse ishte rrëmujaxhi, ndërkohë që postat australiane ranë nga kategoria dhe u gjobitën me 2300 dollarë për një nëpunëse e cila kishte refuzuar të hiqte nga tavolina e shkrimit një fotografi personale.
Fatmirësisht nuk punonte në postat australiane “Albert Ainshtain”: mbi tryezën e tij të punës në “Institute for Advanced Study” në Prinston, Nju Jork, ishte bërë një rrëmujë e vërtetë. Sigurisht që efektshmëria e tij në punë njihet nga të gjithë dhe ai është konsideruar si një nga baballarët e shkencës së rrëmujës së nevojshme: “Nëse një tryezë në rrëmujë është shenjë e një mendjeje të parregullt, atëherë për çfarë nevojitet një tavolinë bosh?”, ka thënë ai.
Në fakt, rrëmuja dominon edhe në botën akademike. Thuhet se kur tavolina e tij e shkrimit u bë e papërdorshme, Robert Fogel, fitues i një çmimi “Nobel” dhe dekan në Universitetin e çikagos, nuk pranoi të vinte një tjetër përkrah, sepse do të kishte të njëjtin fund.
Por kush i ka studiuar këto tryeza kaotike, pohon se rrëmuja qëndron vetëm në sytë e atij që e shikon. Në të vërtetë bëhet fjalë për sisteme tepër efikase të klasifikimit të përparësisë, më të frytshmet dhe elastiket e një skedari.
Disa persona kanë strategji akoma më të rafinuara, si Leon Heppel, kërkues biomolekular në Institutin Ndërkombëtar të Shëndetit (SHBA) në vitet ‘50. Për ta thjeshtuar jetën dhe shpejtuar kërkimin, mbulonte çdo shtresë të përkohshme me fletë letre me ngjyrë të murrme: mjaftonte të numëronte fletët që të arrinte me një saktësi në kohë.
Edhe kjo strategji ka avantazhet e veta. Duke rrëmuar mes shtresave, ku fshihen shpesh lidhje krijuese, si ajo që bëri Heppel, duke i hasur njëkohësisht në dy letra që kishin përfunduar në “periudha gjeologjike” të ndryshme: një e Earl Sutherland dhe tjetra e David Lipkin, të dy biokimistë në SHBA. Duke i lexuar të dyja njëherësh, vuri re se të dy kishin të njëjtin problem si drejtues kundërshtarë. Dhe kështu i sugjeroi Sutherland të fitonte çmimin “Nobel” për filozofinë në vitin 1971, “për zbulimet e tij mbi mekanizmat e lëvizjes së hormoneve”. Nëse të dyja letrat do të ishin të skeduara, nuk do të takoheshin kurrë.
Kush ofrohet për të “riorganizuar” me pagesë (në SHBA rregulli është bërë tashmë një biznes), nënkupton se në ditë shpenzon mesatarisht një orë kohë në kërkim të gjërave që janë lënë rrëmujë dhe që mbi një tavolinë pune janë mesatarisht 37 orë punë për të nxituar. “Se nga ku vijnë këto të dhëna, nuk dihet. Të gjithë i përsërisin, por burimi mbetet sekret”, shpjegon Abrahamson. Sondazhet e tij tregojnë se kush thotë se ka një tavolinë shkrimi “shumë të rregullt”, kalon mesatarisht më shumë kohë (+36%) për të kërkuar gjëra në krahasim me atë që pohon se ka një “tryezë mjaft të çrregullt”, për të mos folur për kohën e përdor nga “njerëzit e rregullt” që i arkivojnë, sepse rregulli ka një kosto.
Pra, rrëmuja është frytdhënëse, madje dhe në një botë hiperteknologjike si ajo e studiuar nga Abigail Sellen dhe Richard Harper. Duke studiuar 10 organizata, 2 shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se ekziston një mënyrë e pagabueshme për të parë se kush punon. Mjafton t’u hedhësh një sy tavolinave të shkrimit dhe koshave të letrës: sigurisht ato të njerëzve më punëtorë janë plot.
#