Akset e ngarkuara rrugore të jugut
Rrugët e ngarkuar në bregdet dhe duke ecur më në jug tregojnë se mijëra pushues lëvizin çdo orë nëpër akset rrugore të jugut. Ngarkesa e madhe në rrugët e Vlorës në Radhimë, ku gjenden plazhet elitare dhe deri në Orikum, e shton dhe e ngarkon rrugën me stres, teksa parkimet bëhen në mes të rrugës. Nuk besoj të ketë torturë më të madhe kur rrugët bllokohen për orë të tëra në disa pika të përhershme, si aksi i Shkollës së Marinës, zbritja nga Shkolla Tregtare apo rruga për në Jonufër. Ç’kanë këto akse që ngarkohen dhe krijojnë gjithë atë konfuzion? Një grup turistësh të huaj që ishin me mua dje në Orik shprehen çudi kur po kalonim Jonufrën dhe u ngjitëm tek kalaja. Në mes të rrugës, makina të tëra të vëna në rreshta zinin gjysmën e rrugës, ndërsa shoferët ishin... në plazh. E njëjta gjë mund të quhet tek kalaja, ku vargu i makinave varej kokëposhtë në dishezë, mu në mes të rrugës, ndërsa pronarët e tyre shullëheshin nën diellin e ngrohtë, mes ujit të shëllirës. Faktorët: Në zonën e quajtur “kala” janë ndërtuar disa lokale fantastike, por që nuk kanë bërë parkim. Pronarët e lokaleve kënaqen që mbushen lokalët, ndërsa pronarët e makinave me lloj-lloj targash zënë për orë të tëra rrugën dhe krijojnë konfuzion. A nuk i shikonte policia e Vlorës këto pika kur shkonte në rrugën e Bregut? Është e çuditshme që shumë policë që marrin rrogën e shtetit bëjnë sikur punojnë. Nuk ka ndonjë gjë të madhe të disiplinosh dhe të vendosësh gjoba, e kur vazhdojnë të thërrasësh karrotrecin për t’i shpënë këto makina në rezerva. Dje një makinë e policisë kishte qëndruar dhe një polic shkruante gjoba ndërsa shefi i tij qendronte në këmbë. E njoha Leonard Mukën dhe në heshtje e falenderova. Nuk thotë njeri të bësh sakrifica, por thjesht të bësh detyrën dhe Leonardi dje shkruante gjoba, por edhe e lehtësonte trafikun që në këtë aks ishte për ibret.
Fajtore bashkia - Nuk besoj të ketë vend në botë që të jepen leje ndërtimi pa parkime. Një pallat i madh ndërtohet tek kalaja dhe e gjithë rruga; ushtarë, turistë e kushdo tjetër pyet për parkimet; ku janë, pasi makinat gjenden të stacionuara në gjysmën e rrugës. Çfarë mund të bëjë i ziu shofer me gjithë atë siklet kur bllokohet në maloren e kalasë, sepse ca ndërtojnë e fitojnë, bile kanë bërë edhe lokale, por nuk kanë ngritur parkingje. Qyteti i Vlorës ka një histori të dyshimtë. Ku janë parkimet? Ku është policia bashkiake që duhet të kërkojë bllokimin...?
...