E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpallet humbja, Edvini ia mbath në SHBA për dezintoksikim

Çertifikohet falimentimi elektoral i Edvinit, por këtë moment, ai s’ka guxuar ta presë në Tiranë dhe para kamerave e anëtarësisë socialiste, e cila i kërkon llogari. Ai ia ka mbathur në SHBA për një servis shëndetësor, siç është shprehja që ai përdor në korridoret e selisë, kur është fjala për të treguar se do t’i nënshtrohet një kure dezintoksikimi, e cila vetëm pjesërisht vjen për dështimit elektoral


Rastësi apo përllogaritje, por në ditën “më të rëndësishme”, kur Edi Rama duhet të ndodhej në Tiranë, për të protestuar edhe njëherë “ndoshta më fuqishëm” për “mosnjohjen e zgjedhjeve”, ai nuk ishte... E pra, kur dje i madh dhe i vogël, priste që pas çertifikimit të rezultateve zyrtare dhe të deklarimit të përfundimit të procesit zgjedhor nga ana e KQZ-së, Edi Rama të dilte nëpër ekrane dhe jo aq me shakanë e tij të radhës për “vjedhje mandatesh”, të bindtte shpresëhumburit se “ai ka fituar”, prej dy-tri ditësh ai ndodhet në anën tjetër të globit, përtej Atlantikut, diku në SHBA. Për ata që besojnë në ndonjë mrekulli, se mos ndoshta Edi Rama, ka shkuar deri përtej oqeanit për të marrë ndonjë zarf me të tjera rezultate për zgjedhjet, nuk duhet ta lejojnë fantazinë të shkojë deri në këtë ekstrem. Sepse, Edi Rama, ka shkuar as më shumë e as më pak, për ca probleme krejt personale që ai ka. Këto probleme, më tepër ai i ka për marrëdhëniet jo të  mira që ka me shëndetin, për shkak të relatave të vështira, që ai ka krijuar me bimë apo lëndë narkotike, që së fundmi, mësohet se i kanë sjellë një intoksikim të rëndë. Helbete, në gjendje të tilla shëndetësore ndikojnë edhe streset që vijnë nga humbjet apo edhe nga përpjekjet për t’iu shmangur drejtësisë. Dhe pas këtij intoksikimi të radhës, Edi Rama ka marrë rrugën e gjatë të udhëtimit deri në SHBA, për dezintoksikimin e radhës, këtë herë në një nivel më të kualifikuar. E udhëtimi, s’ka të bëjë aspak me Rudina Seserin, e cila thuhet se është në SHBA krejt për hallet e veta, e ndoshta mund të spekulojmë se është edhe për arsye nostalgjike. Momenti që Edi Rama ka zgjedhur për t’i bërë “servisin” e radhës vetes, është studiuar prej tij me shumë kujdes. Nga njëra anë, kur ai me sa duket i bindur apo mosbesues ndaj vetes, se “ka fituar por i vodhën mandatet”, nuk do të di ç’t’u thotë, anëtarëve, simpatizantëve e militantëve votues të PS-së, të cilët prej 28 qershorit shohin ëndrrat me sy hapur që ua rrëfen Edi Rama. Kur kjo ëndërr përfundoi dhe kur nuk ka as mundësi që Edi Rama të sajojë ndonjë “çak” në shesh-xhirimin e ëndrrës së vetë me sy hapur për ndonjë modifikim të mundshëm të ndonjë skene të mundshme të kësaj ëndrre, ai zgjedh të rizgjojë instinktin e frikës për t’u ballafaquar, këtë herë me anëtarë, simpatizantë e militantë votues të PS-së, që për të keqen e tyre, në qoftë edhe dje nuk janë bindur se PS-ja e drejtuar nga Edi Rama, por edhe koalicioni i tyre, kanë humbur zgjedhjet e 28 qershorit 2009, nuk është më faji i Edi Ramës. Ajo fraza e famshme frazeologjike, “po më gënjeve një herë është faji yt, po më gënjeve dy herë, ti je shumë i zoti, por po më gënjeve për herë të tretë është faji im”, në këtë moment duket se merr më shumë kuptim për ata anëtarë, simpatizantë e militantë votues të PS-së, të cilët duhet të bëjnë dallimin nga njëra anë midis “fajit të gënjeshtarit Edi Rama” dhe “zotësisë së gënjeshtarit Edi Rama” dhe nga ana tjetër midis “fajit të tyre” prej naivitetit që besojnë se “çdo gjë që fluturon hahet”. Momenti i zgjedhur nga Edi Rama, për të udhëtuar drejt SHBA-së, është mëse i goditur, kur ai me këtë rast, duke i lënë kohë gënjeshtrave të tij “për fitore zgjedhjesh por për vjedhje mandatesh” të harrohen, ai shfrytëzon këtë “vakuum”, për një shërbim shëndetësor ndaj vetes. Shërbimi shëndetësor që lidhet me dezintoksikimin e tij të radhës, merr një rëndësi edhe më të madhe për momentin kur ndodh, sepse, i helmatisur nga humbja, i helmatisur nga kryqëzimi që po i ndodh në PS, shtuar këtyre helmatisjeve edhe helmatisjen nga “agjente” narkotikë që Edi Rama ia injekton trupit të vet, shtron domosdoshmërinë e një lavazhi universal..., sepse, “orakulli” duket se nuk i ka rezervuar ditë të mira atij, kreut të përkohshëm të PS-ës, kur helmatisjet e radhës, janë në pritje për kryqëzim-intoksikimin e radhës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›