PD rikonfirmon vullnetin për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, fton PS t’i bashkohet konsensusit politik

Partia Demokratike zotohet se do te beje te gjitha përpjekjet per te zbatuar kushtin e LSI-se per ndryshime ne kod per zgjedhjet e ardhshme. Por pavarësisht kësaj kjo gje do të varet edhe nga qëndrimi dhe vullneti i Partise Socialiste. Pavarësisht se nje nga kërkesat e liderit Ilir Meta eshte korrektimi kombëtar i sistemit zgjedhor, kjo çështje do te lihet per nje tjeter periudhe kur te afrojne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Zgjedhjet e aferta jane ato lokale te 2011-s, ndaj PD shprehet se do beje ndërhyrjen e pare ne kod per ti siguruar LSI-se nje anetar ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve dhe anetarin e trete ne komisionet e numërimit te votave. Per kete ndërhyrje ne kod duhen 84 vota, cka do te thote se kjo mund te arrihet vetem permes nje konsensusi PD-PS, pasi 74 kartonat e qeverisjes se ardhshme nuk jane te mjaftueshme. "Ne rast se do te kete nevoje per te futur me tej ne kodin zgjedhor elemente besimi, per ta bere akoma me pak vulnerabel procesin zgjedhor, edhe kjo mund te behet, por nuk ka recete per te zevendesuar mungesen e vullnetit politik nga nje subjekt i rendesishem sic ne kete rast eshte partia me e madhe e opozites. Nje gje qe ne mendojme qe eshte e nevojshme eshte qe te permiresohet dhe te lehtesohet me tej procesi i numerimit dhe nxjerrjes se rezultatit, rritja e kapaciteteve te procesit", thote Oerd Bylykbashi, Hartuesi i Kodit Zgjedhor, PD. Edhe vete kryeministri Berisha eshte deklaruar publikisht në favor të ndryshimit të kodit zgjedhor dhe dhënies së një komisioneri partise se Ilir Metes, si forca e trete politike ne vend. Edhe tani pas zgjedhjeve te 28 qershorit, Berisha thote se do te luftoje per te bere 84 vota ne parlament per te ndryshuar kodin në interesin më të mirë të stabilitetit të vendit. Por kushti i LSI-se dhe partive te vogla eshte korrektimi kombëtar i sistemit dhe kjo arrihet vetem nese PD e PS bihen dakord dhe sigurojne 94 vota, te mjaftueshme per te nderhyre ne kushtetute. "Une besoj qe korniza eshte e percaktuar mjaft mire ne Kushtetute ne lidhje me kete sistem, dhe ky sistem eshte percaktuar ne Kushtetute si nje sistem ku mandatet ndahen ne nivel qarku. Sigurisht qe mbasi ky element ishte futur ne Kushtetute edhe ky diskutim eshte bere dhe e vetmja zgjidhje qe ne pame ishte kjo ne Kodin Zgjedhor", vijon Bylykbashi. Megjithatë, sipas tij, kodi aktual ka nje arritje, pasi eliminoi Dushkun dhe te gjitha përplasjet qe kane karakterizuar proceset e mëparshme zgjedhore. Por kusht per Partinë Demokratike për të ndërhyrë në kod vendos dhe Partia Republikane. "PR do te jete pjese e angazhimit politik per te ndryshuar Kodin Zgjedhor me qellim eleminimin e te gjithe atyre defekteve qe dolen nga zgjedhjet e 28 qershorit", thote Alfred Deshati, nënkryetar i PR.
...