Pengmarrësit somalezë lirojnë dy gazetarët
Pengmarrësit somalezë kanë liruar dy gazetarë, britanikun Colin Freeman dhe fotografin spanjoll, Jose Cendon, deklaroi sot një zyrtar i qeverisë.
"Dy gazetarët europianë janë liruar dhe tani ndodhen në një hotel në Bosasso, Puntland", deklaroi Muse Gelle Yusuf, guvernator rajonal i Barit, në zonën gjysmëautonome Puntland.
Dy gazetarët u rrëmbyen në nëntor, ndërsa po dilnin nga një hotel në portin e Bosassos. (reuters)