KS mbyll takimin pa marrëveshje për situatën në Gaza
NJU JORK- Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbylli dje në mbrëmje mbledhjen lidhur me situatën e rëndë në Rripin e Gazës pa arritur në marrëveshje për zgjidhjen e kësaj situate, bëri të ditur presidenti i tij, ambasadori francez, Jean-Maurice Ripert.
''Nuk pati marrëveshje mes anëtarëve të Këshillit të Sigurimit'', deklaroi për shtypin Ripert.
''Pati pikëpamje serioze lidhur me përshkallëzimin e dhunës dhe përkeqësimin e situatës, si dhe për kërkimin e një armëpushimi të përhershëm dhe që të respektohet nga të dy palët.(atsh)