Aksi Greqi-Maqedoni, mes dilemave Lindje-Perëndim
Dhënia e shtetësisë për rreth 500 mijë emigrantë është bërë molla e sherrit për politikën greke, ndërkohë që në Maqedoni po shtohet joshja për t’iu nënshtruar presionit ekonomik të Gaspromm-it rusPer me se kater ore e gjysme parlamenti grek eshte shnderruar ne nje arene debatesh te ashpra midis udheheqesve te partive parlamentare. “Per ne pergjigjja eshte e qarte: Grek edhe lindesh edhe behesh,ashtu sic ka ndodhur vazhdimisht ne historine e helenizmit.Edhe une kam qene emigrant, megjithese nuk perjetova keto gjendje turpi dhe trafikimi te njerezve ,ashtu sic ndodh ne kufijte tane”, u shpreh Jorgos Papandreu Kryeminister i Greqise. Perfundojme nje problem qe shfaqet per me se 28 vjet dhe qe ka problematizuar shoqerine tone, integrojme ne kete shoqeri ata qe duan te hyjne ne te, duke shmangur izolimin e tyre, ksenofobine, idete se po rrezohet kombi- ka theksuar Papandreu. Ne kahun e kundert ka qene edhe njehere pozicionimi i ultranacionalisteve greke, te cilet kane kerkuar perseri shpalljen e nje referendumi popullor per aprovimin e ketij projektligjit, ndersa udheheqesi i tyre Jorgos Karaxhaferri eshte shprehur perseri hapur kunder dhenies se nenshtetesise, emigranteve shqiptare. "Po thoni pra qe t’i bejme shtetas greke.Jo z.Kryeminister.Dhe gjithesesi ,jepuni nenshtetesine pakistanezeve dhe afganeve qe doni. Shqiptareve dhe ballkanasve te tjere perse doni t’ua jepni? Per 4-5 vjet ata do te jene ne Europe, do te kene pasaporte europiane, pse duhet t’i bejme greke?”, thote Karaxhaferri. Edhe udheheqesi i Demokracise se Re eshte shprehur se dhenia e neshtetesise greke rreth 500 mijë emigranteve te huaj do te krijoje kushte te nje revolte shoqerore dhe nje ksenofobie te papare, ndersa ka premtuar se kur te vije ne pushtet partia e tij do ta anuloje ligjin. “Dhenia e nenshtetesise automatikisht zhnderrohet ne nje magnet te vertete per nje vale masive legalizimi prej mijera emigrantesh te rinj ilegale.Dhe kete teme ne nuk e duam”, thote Andonis Samaras kryetar i Demokracia e Re. Perplasjet e udheheqesve greke ne parlament jane pasqyruar edhe ne faqet e para te gazetave te sotme. Megjithe perpjekjen pozitive te socialisteve, opinioni publik eshte i ndare persa i perket ketij projektligji ashtu sic pershkruajne edhe sondazhet e shumta, ku mbizoteron nje pasiguri per humbjen ne te ardhmen te identitetit etnik, nje teze qe e theksojne cdo dite e me shume ultranacionalistet dhe jo vetem.Joshja antievropiane e maqedonasve për t’iu nënshtruar “Gazprommi”-t rus Kompania ruse e gazit, “Gazprom”, pas investimeve te saj ne Serbi, po shqyrton mundesine e hyrjes edhe ne Maqedoni. Qeveria e Maqedonise, gjegjesisht Kryeministri Nikolla Gruevski, ka shfaqur interes te larte per te hyre nje kompani ruse e gazit, e cila shihet si nje partner serioz per ndertimin e sistemit te gazsjellesit ne Maqedoni. Ministri i Financave, Zoran Stavrevski, ne nje interviste per agjencine e lajmeve ruse, “Itas Tass”, theksoi se Shkupi zyrtar ka interesa te medha per te terhequr gjigantin rus te gazit. “Duke u nisur nga projekti i qeverise per gazifikimin e vendit, mendoj se interesi eshte i qarte per bashkepunim me ‘Gazprom’. Ne mendojme qe permes projektit me ‘Gazprom’ te mbyllim borxhin e kleringut qe Federata Ruse i ka Maqedonise me nje vlere prej 60 milione dollaresh”, ka theksuar ministri Stavrevski. Edhe ambasadori rus ne Shkup, Vladimir Solocinski, paralajmeroi nenshkrimin e projektit brenda dy muajve per realizimin e gazifikimit te Maqedonise nga kompania ruse “Gazprom”. Per ndertimin e gazsjellesit nevojiten 200 milione euro, ndersa ne realizimin e ketij projekti ka paralajmeruar pjesemarrjen edhe qeveria. ...