E Shtunë, 31 Tetor 2026

Censura qimen e ndërron, por zakonin s’e harron

Kohët kanë ndryshuar edhe për diktaturat totalitare relikte të luftës së ftohtë. çuditërisht në Kubë, gjendet një vajzë që sfidon regjimin komunist. Për liderit punist Fidel Kastro ajo është një “gazetare neo-koloniale”. Emri i saj është Yoani Sánchez, një gazetare e re kubane, ditari i saj në internet  Generación Y, është bërë shumë i njohur në të gjithë botën, aty ajo mban një lloj kronike të jetës së përditshme në Kubë, në mënyrë kritike ndaj veprimeve të regjimit komunist. Në librin e fundit të Fidel Kastros “Fidel, Bolivia y algo más”, Kastro shkruan - duke iu referuar blogut - “janë metoda dashakeqe dhe cinike te imperializmit. Një armik i pabesë që përfiton nga instinktet, nga ambicionet dhe vaniteti i atyre që nuk kanë një etikë elementare”. Në kohë të shkuara, një sulm i tillë nga ana e monarkut monist, blogu dhe vetë Yoani Sánchez do të ishte arrestuar për propagandë “kundërrevolucionare. Fiks si burgoseshin intelektualët shqiptarë me nenin 55 të kodi penal të regjimit komunist shqiptar.Por sot në Kubën e 2010, kemi një tjetër diktator Raul Kastro që ka trashëguar pushtetin nga dora e vëllait Fidel, dhe që nuk mund t’ia lejojë vetes një gjest të shpejtuar. Nuk mund ta bëjë pa humbur, në një çast, të gjithë kredibilitetin ndërkombëtar që reformat fasadë kanë krijuar në opinionin publik. Por kush është kjo bloger, që sfidon pushtetin? Ajo është 33 vjeçe, është e martuar dhe ka një fëmijë, Yoani Sánchez është një vajzë e re kubane, që është diplomuar për filologji, që ka zbuluar që nëpërmjet internetit  të tregojë me mjeshtëri sintetike çdo ditë jetën e saj në ishullin e Kubës. Para tre vitesh ka hapur një ditar on-line me emrin Generatión Y (në sajtin desdeCuba.com), dhe në pak muaj është bërë shumë e njohur. Aq e njohur sa ka arritur të fitojë çmimin “Ortega y Gasset” të gazetarisë në Spanjë, dhe është cilësuar nga revista prestigjioze amerikane “Time”, si një nga personat më me influente në botë. Sot, blogu që ajo drejton vizitohet nga miliona vizitorë në të gjithë botën Në fillim publikoi në internet disa komente të shkurtra që tani e kanë kaluar kufirin. Blogu i saj desdecuba.com/generaciony është përkthyer në 14 gjuhë.Mirëpo “krenaria dhe ambicia” - për komunistin Fidel - janë sentimente borgjeze. Pra, vajza që – siç thotë dhe Kastro në një faqe tjetër të librit –“ minon themelet e Revolucionit” - bën gjithçka në mënyrë të dënueshme. Ndodh gjithmonë kështu (edhe në Shqipëri): kush kritikon nuk mund të njihet as si kundërshtar”. Bile nëse nuk i bindet regjimit duhet të këtë diçka personale. Fjalëve të Fidel Kastros, Yoani i është përgjigjur qetësisht dhe me shpotësi. I ka cilësuar sulmet në horizontit e një Macho krenar, të një maskilist që e ka për krenari të shajë gratë dhe femrat.E vërteta është që Yoani Sánchez është një lloj “disidente” krejtësisht e re. Të një tipi të ri. Nuk e sulmon regjimin, e rrëfen atë siç është, pra gjakatar, represiv dhe banal. Nëse mund ta krahasojmë më një “proto-disident” shqiptar, ajo i ngjan shumë modelit të Ismail Kadaresë, sepse nuk e sulmon drejtpërdrejt Regjimin diktatorial, por e tregon atë nëpërmjet alegorisë së artit të të shkuarit. Gjithmonë, shkrimi është i rrezikshëm për regjimet totalitare. Ajo nuk e shan, nuk kërkon të bëhet kamikaze, nuk u përgjigjet kritikave. Modeli i sjelljes së Yoani-t i ngjan rezistencën paqësore pa dhunë të Mahatma Gandit apo Rugovës. Në ditarin e saj nuk flitet shumë për politikë. Mbizotëron jeta e përditshme, me angaritë e saj, problemet, ndalimet e regjimit prekin direkt individë, jo ide abstrakte. Në shkrimet sintetike të saj kemi të bëjmë me ashtuquajturit “palombarë”, njerëz që gërmojnë nëpër kazanë plehrash nga uria, dhe arrestohet nga policia sepse japin një imazh të keq vendit; ka kubanë që jetojnë në periferi të kryeqytetit që kërkojnë burrë - ose grua - për të marrë pasaportizimin në Qytetin e Havanës. Që për ta, fshatarë, është qyteti i dollarëve dhe i luksit. Korrespondentët e jashtëm në Havanë do të paguanin lekë për të shkruar diçka siç shkruan në ditarin e saj Yoani Sánchez. Por nuk mund ta bëjnë sepse do të kumbisnin lejen e qëndrimit në Ishull. Kurse Sánchez është e lirë të na tregojë Kubën e saj. Përpara internetit një shkrimtar disident duhet të shkonte jashtë vendit për të rrëfyer diktaturën. Sot, derisa ta arrestojnë, ajo do ta bëjë drejtpërdrejt në internet. Forca e gazetares Yoani Sánchez qëndron pikërisht këtu, në ditarin e saj on-line..Aneksi i censurës/Ka disa ditë në leximin e shtypit nga ana e gazetarit Bashkim Hoxha, gazeta 55 censurohet nga leximi për shkak të ndërhyrjes në linjën editoriale të “Orës për t’u zgjuar” të Ilir Babaramos. është e qartë mbikëqyrja personale e Edi Ramës që “gazeta 55” të izolohet. Nuk është hera e parë që njeriu gjenetikisht i modifikuar nga censura totalitare interferon në media e lirë duke e bërë atë peng të manive të tij. Edvin Kristaq Rama nuk i mjafton blerja e një numri të madh gazetash, televizionesh, revistash dhe radiosh, tani kërkon më shumë, kërkon të mbyllë gojën kritike të 55-s. Ai mund taMbyllë frëngjinë e vet, por drita e informacionit nuk mund të mbulohet me shoshë. Nevesi 55 na vjen keq që e japin këtë lajm të hidhur lexuesit tonë, por censura totalitariste nuk është shuar në Shqipëri. Pinjollët e diktaturës komuniste kanë influencë në shtypin e lirë, në televizione për të izoluar, mbyllur lirinë e shprehjes. Na vjen keq që edhe një gazetar si bashkim Hoxha, një profesionit i fjalës së lirë është marrë peng nga drejtori i informacionit dhe regjisori i kësaj shfaqje bajate....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›