E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia, e sëmura e fundit dhe më e madhe e Ballkanit

Analizat e mediave perëndimore, kur po bëhen bilancet e mashtrimeve greke ndaj Evropës si dhe kur po konsiderohet ideja që ta ngrijnë për njëfarë kohe anëtarësimin e Greqisë në BEDeri më tani falimentimi i financave greke është interpretuar dhe mbi të gjitha shpjeguar në terma ekonomikë, në një pikëvrojtim europian, duke e larguar nga korniza ballkanike. Greqia me historinë e saj turbulluese moderne, ishte dhe është e ndërfutur nga më shumë se një shekull në një dualizëm të paparë. Greqia që është e përbërë kaherë me dyshpirtësinë e saj (një oksidentale dhe tjetra orientale), është analizuar vetëm për anën e saj perëndimore, duke e injoruar të dytën. Tashmë tek shteti grek shfaqet prezente kriza, me gjithë kompleksitetin e ortekut financiar. Ajo ka një deficit prej 13 % të GDP-së, çka rrezikon ta largojë Athinën nga 16 vendet e Eurozonës. Ka filluar qysh me kohë të ndihet njëfarë “lodhjeje” prej udhëheqjes sociale apo standardeve morale, një psiko-ideologji që nuk është parë kurrë me këto përmasa në vendet e tjera të BE-së.E vërteta është se Greqia është bërë jo vetëm një vend financiarisht i shkujdesur, por edhe mashtrues drejt kontabilitetit të Komunitetit Europian, por në të njëjtën kohë edhe agresiv dhe i dhunshëm. Nga një anë kemi një optimizëm fals mbi një deficit që është shtuar me 4 herë, jashtë çdo parametri të Traktatit të Mastrihtit; nga ana tjetër një administratë që është mbytur nga klientelizmi, e korruptuar thellësisht, tipike për vendet e Ballkanit; por Greqia jo vetëm nuk bën asgjë për ta shëruar plagën e madhe financiare, por e ka çuar atëderi në atë pikë sa ka manipuluar edhe statistikat për t’i favorizuar koorporatat dhe sindikatat. Dhe mbi të gjitha shto këtu çeqet e zbuluara që kanë një faturë prej 2 miliardë eurosh vetëm në gjysmën e parë të 2009; shto uzurpimet e shkollave nga studentët, protestat dhe grevat e ndryshme të sektorëve të agrikulturës, të kantiereve dhe të shëndetësisë, etj.Dhe në fund shpërthimet e studentëve anarkistë, të cilët, siç mund të mbahet mend, i kanë vënë zjarrin Athinës disa herë. Të tjera përleshje midis protestuesve dhe policisë kanë ndodhur në qytetet e Selanikut, Patras, Janinës si dhe në ishujt e Rodit e të Kretës. Në janar të këtij viti më shumë se 1000 traktorë zunë rrugët kryesore për tre javë më radhë, në protestë për ndërprerjen e subvencioneve ndaj agri-kulturës. Shumë observatorë europianë, duke analizuar pakënaqësitë që po gjunjëzojnë Greqinë dhe po e shtyjnë atë jashtë Europës, flasin për një krizë kapilare aq sa përflitet për një “Reformë të Shtetit”.Virusi, pra, do të shkonte përtej vrimave të zeza të GDP-së dhe borxhit të Jashtëmpër investime dhe do të prekte rrënjët e shoqërisë greke. Mirëpo edhe dy dinastitë politikë të Greqisë; Karamanlisët (konservatorë) dhe Papandretë (socialistë) - që janë këmbyer disa herë në qeverisjen e vendit pas rënies së diktaturës ushtarake të kolonelëve - nuk është se dalin mirë pas kësaj krize strukturore të shtetit. Të dy partitë për shumë vite më radhë kanë kontribuar në klientelizmin, korrupsionin e administratës si dhe grabitjen e të ardhurave nga Komuniteti Europian. Vetëm tani, nën kërcënimi e survejimit kontabël të Komisionit të Brukselit do të fillojë me 16 mars, i fundit i Papandreve, kryeministri i sotëm, i ka deklaruar kombit se shteti mund të shpëtojë nga fundosja vetëm po të bëjë njëkurë Churcilliane “lot dhe djersë”. Shpresojmë që të mos jetë vonë, duke parë përkeqësimin që vjen qysh nga vitet ‘80, kur Greqia hyri në BE.Alternativa që ka sot Brukseli është drastike: ta mbajë Greqinë në Europë ose ta dërgojë prapë në Ballkan? Alternativa është aq drastike, duke parë që është e kushtueshme, por edhe paradoksale. Grekët, në tragjedinë e fundit të Ballkanit, të jepnin pamjen sikur ishin një oaz paqeje perëndimore, paqësore dhe të shëndetshme në periferi të ferrit jugosllav. Falë fondeve strukturalë të shpërndara nga BE shteteve më në nevojë, për më shumë edhe falë stinëve turistike që sillnin para e mirëqenie, grekët jetonin mbi atë çka mund t’i lejonin vetes; por jepnin pamjen se jetonin në paqe, dhe avash-avash po dilnin nga një nën-zhvillim dhenga kujtimi i hidhur të luftës civile dhe i një tiranie të egër ushtarake. I sëmuri më i madh i Ballkanit ishte atëherë ish-Jugosllavia. Megjithatë, horroret që po gatuheshin përgjatë kufirit grek, në Maqedoni, Bonje, Kroaci, dhe në fund në Kosovë dukeshin me mijëra vjet larg nga turistët që vazhdonin pushimet në ishujt grekë. Kështu u dukej edhe grekëve.Pastaj, sapo mbaruan masakrat dhe kërcënimet, që i rrënuan si sllavët, ashtu edhe shqiptarët, lindi pyetja se kur do të fillonin prapë masakrat, pas armëpushimit që NATO i vuri Serbisë. Në fakt pyetjet jo vetëm që po mbeten pa përgjigje, por po vijnë e po përgënjeshtrohen. Kosova pasi ka shpallur pavarësinë nuk u shndërrua në një fuçi baruti. Mali i Zi po përvijon idenë që me plazhe dhe me casino të bëhet një pikë turistike rajonale shumë tërheqëse. Kroacia, pasi ka zbuluar boom-in turistik, po kërkon të hyjë në BE. Sarajeva, pas ndalimit të masakrave në Bosnje-Hercegovinë, po rilind pak nga pak.Qeveritarët serbë e kanë harruar Milloshevicin dhe i kanë dhënë duart gjakatarit Karaxhiç, duke ndjekur portën e BE-së. Sllovenia, që është e para e klasës në listën e këtyre vendeve, ka hyrë të Eurozonë dhe bile e ka qeverisur për një semestër BE-në. Paqja, në Kosovë dhe Bosnje është tashmë dhe nuk është më një bombë mesahat siç mendohej.Asnjëri prej nesh nuk e shikonte nuhatur rrezikun që po i kanosej Greqisë, nuk e kishte besuar se një Greqi që kishte marrë ndihma ekonomike prej BE-së që prej 1981-i, të ishte E Sëmura e Ballkanit....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›