E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksi i parë i autostradës Levan-Tepelenë hapet më 1 gusht

Olldashi inspektoi të dielën punimet në mbikalimin e Levanit, aty ku lidhen rrugët Levan – Vlorë, Levan-Tepelenë dhe Bypass-i i Fierit.Gjatë fjalës së tij, ministri Olldashi tha se asfaltimi i nyjës së Levanit, një mbikalim shumë i rëndësishëm që do të bëje lidhjen e aksit Fier-Vlorë në të ardhmen Bypass-it të Fierit me aksin Fier-Tepelenë, do të bëjë që mundur që më 1 gusht ne të hapim për trafikun segmentin e parë të rrugës Levan –Damës.

“Hapja e këtij segmenti është shumë e rëndësishme për të gjithë fluksin e trafikut që shkon drejt Jugut të vendit, për shkak se eleminon të gjithë rrugën e vështirë që është sot, nga Patosi deri në Ballsh dhe më tej drejt Fratarit dhe përmirëson në mënyrë të ndjeshme cilësinë e udhëtimit", tha Olldashi.
     
Segmenti Levan-Damës përbën gjysmën më të vështirë të projektit Levan -Tepelenë, gjithsej 70 kilometra dhe hapja e tij për trafikun shënon një lehtësim të ndjeshëm të udhëtimit drejt Jugut të vendit, pasi eleminon trajektoren e vështirë Patos-Ballsh-Fratar. Maksimumi i shpejtësisë së lejuar në këtë aks do të jetë nga 80 km/orë në 100km/orë./Start/

                                                                                             2012-07-22 14:29
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›