E Diel, 1 Nëntor 2026

“Gratë mund të udhëheqin në çdo fushë”

Topalli vuri theksin tek rëndësia e fuqizimit ekonomik të gruas, qe e bën atë më të pavarur dhe të barabartë me pjesën tjetër të shoqërisë. “Çdo grua, u shpreh në fjalën e saj Topalli, ia del mbanë dhe mund të jetë lidere e suksesshme në çdo fushë”.      
     
Kryetarja e Parlamentit nxiti rritjen e pjesëmarrjes së grave në biznes, në politikë, në ekonomi, në shkencë, në art, në kulturë etj. Topalli vizitoi edhe një panair, ku ishin ekspozuar prodhime bio, punime artizanale dhe artistike të bëra me dorë, produkte të mikrobizneseve të drejtuara nga gratë.
     
Topalli gjatë fjalës së saj u ndal edhe te arritjet e Shqipërisë, progres i cili e bën edhe më dinjitoz këtë vit jubile të 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë. /Start/

                                                                                             2012-07-22 15:17
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›