E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Të përmbyllim reformën parlamentare

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, theksoi në një konferencë për shtyp, se në datën 6 gusht duhet të përfundojë si heqja e imunitetit, ashtu edhe reforma parlamentare.
     
"Duke synuar që do të fitohet koha e humbur, inkurajojmë të mbyllen me 6 gusht të dy këto çështje, në mënyrë që në rivlerësimet që bëhen në Europë lidhur me këto çështje në fillim të muajit shtator, Shqipëria t'i ketë përmbushur këto dy detyrime të kërkuara me insistim nga ndërkombëtarët dhe që pritet me padurim nga vetë shqiptarët, sepse integrimi lidhet drejtpërsëdrejti me të ardhmen e tyre", deklaroi Vasili./Start/

                                                                                             2012-07-22 12:03
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›