Posselt: S’ka më bisedime për statusin e Kosovës
“Parlamenti Evropian me kërkesën time ekskluzive me shumicë absolute u ka kërkuar këtyre pesë vendeve që ta njohin më në fund pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Ne jemi duke vazhduar të ushtrojmë një trusni masive ndaj tyre që ta bëjnë këtë. ç’është e vërteta ato nuk janë të detyruara juridikisht ta bëjnë këtë, sepse kjo është një vendim i lirë i çdo vendi, por veprimi i tyre po dëmton unitetin e Bashkimit Evropian, punën praktike të EULEKS-it në Kosovë, për më tepër ky veprim po dëmton autoritetin e Bashkimit Evropian në botë”, është shprehur ai.
Posselt shton se politika ruse ndaj Kosovës është ajo e shekullit të 19 dhe nuk ka vend një politikë e tillë në shekullin 21, por sipas tij, synimi i Rusisë është të përçajë vendet e Evropës Juglindore. Duke folur për rezolutën e Parlamentit Evropian, Posselt është shprehur se ajo ka përjashtuar çdo opsion të ndarjes së Kosovës.
“Parlamenti Evropian përmes rezolutës për Kosovën e ka thënë qartë si kristali se nuk do të ketë më kurrë farë bisedimesh për statusin e Kosovës. Ato kanë përfunduar përgjithmonë. Ajo që Prishtina dhe Beogradi mund të bëjnë janë bisedime për çështjen e zgjidhjes së problemeve që kanë të bëjnë me çështje praktike dhe mirëqenien e qytetarëve të të dyja vendeve, si është qarkullimi i lirë i qytetarëve në kufij, etj”, nënvizon zyrtari i PE-së.
I pyetur për çështjen e Mitrovicës, Posselt u shpreh se tashmë ka një plan dhe Kosova ka një Kushtetutë që sipas është më e mira edhe në botë për sa i përket të drejtave të pakicës. “E tëra që duhet bërë është zbatimi në praktikë i këtyre të drejtave, mirëpo minoriteti serb duhet të jetë kooperues me institucionet e Kosovës për t’i shfrytëzuar këto të drejta. Më gëzon fakti që çdo ditë e më tepër minoriteti serb po kupton nevojën për të njohur realitetin e ri në Kosovë dhe për tu bërë pjesë e institucioneve të Kosovës”, vijoi ai.
Pyetjes së bërë mbi rolin e Bashkimit Evropian në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara ku do të diskutohet për rezolutën ndaj Kosovës, raportuesi u PE-së, u shpreh se vendet e Bashkimit Evropian duhet të kujdesën së pari që Kosova të jetë shtet sovran ndërsa duhet të kontribuojnë që edhe shtete të tjera të njohin pavarësinë e Kosovës, të punojnë për këtë.
“Shihni, pjesa më e madhe e shteteve të botës do ta kishte njohur kah mot pavarësinë e Kosovës sikur mos të kishte një diplomaci shumë aktive ruse, e cila përpiqet ti pengojë këto shtet ta njohin Kosovën. Tani ajo që SHBA-ja dhe vendet e BE-së që kanë njohur pavarësinë e Kosovës duhet të bëjnë, është të veprojnë të kundërtën që po bën Rusia, të punojnë dhe të bindin miqtë dhe aleatët e tyre brenda Asamblesë së Kombeve të Bashkuara që ta njohin Kosovën duke u thënë se është në interes të Evropës që Kosova të forcohet si shtet i pavarur dhe sovran, me kufij të pandryshueshëm, tu thuhet atyre se kjo është një çështje ekzistenciale për Evropën, sepse Kosova nuk ndodhet në Australi apo Azi por në mes të Evropës”, u shpreh ai.