E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident ajror në Libi

Një aeroplan me 104 udhëtarë në bord është rrëzuar sot në Libi, me ç’rast njoftohet për së paku 104 të vdekur. Aksidenti ka ndodhur gjatë aterrimit të aeroplanit në aeroportin e Tripolit, ndërsa kryesuesi i Parlamentit të Europës ka theksuar se kanë vdekur së paku 100 persona dhe se ka shpëtuar vetëm një fëmijë tetëvjeçar.

Aeroplani, i cili kishte nisur fluturimin nga Johanesburgu, Afrika e Jugut, u rrëzua gjatë aterrimit dhe fillimisht nuk kishte njohuri për shkaqet e rrëzimit.

“Afriqiyah Airways njofton se fluturimi ynë 771 kishte një aksident, gjatë aterrimit në aeroportin ndërkombëtarë të Tripolit”, u theksua në kumtesën e kësaj kompanie.

Kryetari i Parlamentit të Europës, Jerzy Buzek, theksoi se ai është informuar se së paku 100 persona kanë vdekur dhe se ka mbijetuar një fëmijë tetëvjeçar, duke e cilësuar mbijetimin e tij si një “mrekulli të vërtetë”.

Kushtet atmosferikë mbi aeroportin ndërkombëtarë të Tripolit ishin të mira dhe zyrtarët theksuan se ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›