Masakër në një shkollë në Kinë
Të paktën shtatë fëmijë humbën jetën dhe mbi 20 të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi që ndodhi sot, në një kompleks shkollor në veri të Kinës.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve Xinhua, e cila njoftoi se ky është sulmi i pestë në një shkollë që nga 23 marsi i këtij viti.
"Shtatë fëmijë mbetën të vdekur dhe të paktën 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga sulmi i dhunshëm me armë të ftohta në një kopsht fëmijësh në provincën veriore Shaanxi", njoftoi agjencia Xinhua.
Sulmuesi, i identifikuar si Vu Huanmin 48 vjet, pas sulmit u kthye në shtëpinë e tij, ku bëri vetëvrasje, njoftuan zyrtarët.
Motivet për veprën e tij ende nuk dihen, edhe pse sipas disa raporteve fillestare theksohet se Vu dhe administratori i shkollës e kanë njohur njëri-tjetrin.
Masakra më e re ndodhi edhe përkundër shtimit të masave të sigurisë në shkollat kineze.