Fillon epoka Cameron
Udhëheqësi i konservatorëve në Britani, David Cameron, është emëruar edhe zyrtarisht kryeministër i ri i Britanisë, nga ana e mbretëreshës Elizabeth.
Emërimi i tij shënon kthimin në pushtet të Partisë Konservatore pas 13 vjetësh në opozitë.
Cameron, 43 vjeç, është kryeministri më i ri i Britanisë në afro 200 vitet e fundit.
Në fjalimin e tij, Cameron tha se konservatorët, të cilët fituan më së shumti ulëse në parlament, por jo shumicën e nevojshme që ta formojnë vetë qeverinë, synojnë të formojnë një qeveri koalicioni me liberal-demokratët, të cilët dolën të tretët pas laburistëve.
“Unë synoj të formoj një koalicion të duhur dhe të plotë ndërmjet konservatorëve dhe liberal-demokratëve. Unë besoj se kjo është rruga e drejtë për t’i dhënë këtij vendi një qeverisje të fortë, stabile, të mirë dhe të ndershme, për të cilën mendoj se kemi shumë nevojë”, tha Cameron.
Zyrtarë të Partisë Konservatore thanë se ish-lideri i konservatorëve, William Heig, do të shërbejë si sekretar i jashtëm në qeverinë e re, ndërsa George Osborn, aleat i ngushtë i Cameronit, do të bëhet ministër i Financave.
Zyrtarët konservatorë thanë se lideri i liberal- demokratëve, Nick Clegg, do të shërbejë si zëvendëskryeministër.
“Ne do të formojmë qeveri të re. Por, më e rëndësishmja është se ne do të krijojmë një lloj të ri qeverisjeje”, tha Clegg.
Më herët, tashmë ish-kryeministri dhe ish-udhëheqësi i Partisë Laburiste në pushtet, Gordon Broën, dha dorëheqje nga që të dy këto funksione.
“Dorëheqja ime si lider i Partisë Laburiste hyn në fuqi menjëherë dhe në këtë çast dua t’i falënderoj të gjithë kolegët të mi, ministra, anëtarë të Parlamentit, dhe sidomos personelin tim, të cilët kanë qenë miqtë e mi dhe shërbyes të shkëlqyer të vendit”, tha Brown.
Partia e tij Laburiste ishte në pushtet nga viti 1997, fillimisht nën kryesimin e Tony Blairit, e më pas edhe të Brownit.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, i ka telefonuar Cameronit, për t’ia uruar marrjen e zyrës dhe për ta riafirmuar atë që Obama e quajti “marrëdhënie e posaçme” ndërmjet SHBA-së dhe Britanisë.
Obama gjithashtu ka ftuar Cameronin për vizitë në SHBA, në muajin korrik.
Cameron urime ka pranuar edhe nga kancelaria e Gjermanisë, Angela Merkel dhe nga presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy.
Cameron foli ne selinë e kryeministrit në Downing Street pasi pranoi zyrtarisht kërkesën e Mbretëreshës për të formuar një qeveri të re.
Partia Konservatore fitoi numrin më të madh të vendeve në zgjedhjet parlamentare javën e shkuar, 306, por jo një shumicë absolute.
Gjatë fjalimit të tij të parë në selinë e tij të re, 10 Downing Street, Cameron tha se ai dhe udhëheqësi liberal-demokrat Nick Clegg “do të lënë mënjanë mosmarrëveshjet partiake dhe do të punojnë me forcë për të mirën e përbashkët dhe interesin kombëtar”.
Edhe mediet britanike dje lajm të parë e kishin dorëheqjen e Brownit dhe krijimit të qeverisë së re të vendit.
Qeveria e re do të jetë i detyruar që t’i përvishet menjëherë punës, për t’u përballur me deficitin rekord, i cili kap shumën prej 236 miliardë dollarë.
Mbetet e paqartë se a do të mbështesin liberalët-demokratë planin e konservatorëve, për të filluar menjëherë me reduktimin e shpenzimeve, kurs ky i cili me gjasë nuk do të mirëpritet nga votuesit.
Si Cameron, ashtu edhe Clegg, kanë theksuar se gjatë 13 viteve në pushtet, laburistët kanë qenë tejet të afërt me interesat e Washingtonit.
Që të dy mbështesin misionin në Afganistan, por Cameron shpreson se forcat britanike nga ky vend do të mund të tërhiqen brenda pesë viteve.
Edhe marrëdhëniet e Britanisë me fqinjët europianë do të mund të dëshmohen si problematike. Partia e Cameronit është tejet skeptike sa i përket bashkëpunimit në Europë. Clegg, i cili dikur ishte edhe deputet në Parlamentin e Europës, njihet si pro-europian.