E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident aksin Sarandë-Delvinë, vdes një person

Një person ka vdekur dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pas një aksidenti automobilistik në aksin rrugor Delvinë-Sarandë ku një autoveturë është përplasur me një kamion. 

DELVINË - Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në rrugën nacionale Delvinë-Sarandë në afërsi të fshatit Bamatat duke shkaktuar një të vdekur. Makina tip Benz me targa GJ 4004 B, me drejtues Asqeri Çako, është përplasur me kamionin me targa SR 64 22 B, që drejtohej nga 29 vjeçari Emiliano Murataj. Për pasojë, ka humbur jetën 34 vjecari Endri Merkaj, ndërsa është plagosur po jashtë rrezikut për jetën drejtuesi i autoveturës Asqeri Çako. Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Delivinës drejtuesin e kamionit Murataj. Burime policore kanë pohuar se autovetura që ecte në drejtim të Delvinës, i ka prerë rrugën kamionit në afërsi të një pike karburanti, çka ka sjelle edhe aksidentin e rradhës.
(a.s/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›