E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kavaje, bashkiaket dhunojne gazetaret

Nje aksion i policise bashkiake te qytetit te Kavajes ka degjeneruar ne fyerje dhe sharje ndaj gazetareve lokale qe po ndiqnin ngjarjen.

Policet bashkiake ishin duke sekuestruar mjetet e nje firme te sherbimeve funerale. Aksioni nisi pas nje vendimi per te larguar nga territori i varrezave te qytetit disa objekte te ndertuara nga kjo firme.

Keshilli bashkiak i Kavajes vendosi te liberalizoje sherbimin funeral kunder deshires se nje prej keshilltareve qe eshte edhe pronarja e firmes ku do te behej sekuestrimi.

Perfaqesuesja e firmes se sherbimeve funerale ka bere padi ne polici per keto veprime dhe ne vendngjarje kane mberritur edhe efektivat e policise se rendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›