Konf.Stomatologëve, trajtohen problemet në stomatologji
Në konferencën e 14 të stomatologëve është diskutuar për problemet në fushën e stomatologjisë dhe për përmirësimin e tyre. “Tre muajt e fundit, shërbimet stomatologjike nuk kanë qenë në vëmendjen e duhur”, tha Godo.
TIRANE- Problemet që hasen në fushën e stomatologjisë dhe përmirësimi i tyre kanë qenë temat kryesore të trajtuara në konferencën e 14 të stomatologëve, ku ishte e pranishme edhe ministra e Shëndetësisë Anila Godo. Ministrja Godo ka pohuar se në tre muajt e fundit shërbimet stomatologjike nuk kanë qenë shumë nën vëmendje. Për të arritur një standardizim të paktën rajonal për këto probleme tha Godo duhet një vëmendje nga ana e strukturave rajonale dhe qendrore të kësaj fushe, në ushtrimin e një kontrolli se si do të zbatohen këto udhërrëfyes.
Ndërkohë Godo ka theksuar se për një hap tjetër të rëndësishëm në këtë fushë do përbënte dhe mirë informimi i qytetarëve për sa ju takon problemeve stomatologjike. (a.r/news24/balkanweb)